Përplasja e paprecedentë mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu po bën jehonë në mediat ndërkombëtare. Prestigjozja amerikane Washington Post i ka kushtuar një artikull këtij zhvillimi.
‘Organet gjyqësore aktualisht janë duke zgjedhur institucionet e tyre ekzekutive. Por partitë opozitare dhe disa shoqata të gjyqtarëve e prokurorëve kanë kontestuar ashpër reformën, duke e vonuar fillimin e saj.
BE kërkon rezultate të prekshme para vendosjes së një date për negociatat për anëtarësim. Shqipërisë iu dha statusi i kandidatrit për në BE në vitin 2014.”, thuhet në shkrimin e amerikanes “Washington Post”.