Rumania, Adriatik Llalla dhe Donald Lu…

3 Shkurt 2017, 10:07Politika TEMA
Rumania, Adriatik Llalla dhe Donald Lu…

Rreth 300.000 persona dolën të mërkurën në mbrëmje në rrugët e Rumanisë, në atë që ishte protesta më e madhe që prej vitit 1989, kur rumunët u mblodhën për të rrëzuar komunizmin.

Kjo, pasi Qeveria rumune miratoi të martën një dekret emergjent për të dekriminalizuar shkeljet e zyrtarëve gjatë ushtrimit të detyrës dhe lirimin nga burgu të shumë prej tyre.

Ky vendim, përveçse ka derdhur rrugëve rumunët, ka shkaktuar shqetësimin në Perëndim.

Larg Rumanisë, në Shqipërinë tonë, Adriatik Llalla dhe shpura e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kapur sistemin e drejtësisë po bëjnë pak a shumë të njëjtën gjë.

Ata duan të marrin peng reformën në drejtësi, në mënyrë që të mos ndëshkohen vetë ata, por edhe zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë në Shqipëri, të cilët kanë bërë kërdinë duke u pasuruar me vjedhjen që i kanë bërë vendit.

Qeveria rumune kërkon t’i nxjerrë nga burgu të korruptuarit, Adriatik Llalla kërkon të mos i fusë.

Në mes është Donald Lu dhe SHBA, që ashtu si në Rumani, duan që edhe në Shqipëri të ketë drejtësi.

1 komente në “Rumania, Adriatik Llalla dhe Donald Lu…”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Qeveria rumine sdo mund ti nxjerre
    Se sheh me frike kalldremin ku i ra koka causheskut dhe te shoqes.
    Llals dhe po’ te doje s’ fut dot ne Burg asnje merua e di shume mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje