“Deklaratat e Adriatik Llallës ishin skandaloze dhe për njerëz kafenesh, ky është fundi i tij"

3 Shkurt 2017, 10:24Politika TEMA

Analisti Afrim Krasniqi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, thotë se deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndaj ambasadorit amerikan ishte gati gati një deklaratë politike.

Ai deklaroi se mos dhënia e vizave ambasada amerikane ndodh edhe në vende të tjera si një mënyrë për të ndalur zyrtarët e korruptuar.

Krasniqi thotë se pas kësaj deklarate, ishte e pritshme që prokurori Llalla të jepte dorëheqje.

Krasniqi: Konflikti do të thellohet në të ardhmen jo vetëm me ambasadorin amerikan. Ne në Kushtetutë ne kemi përfshirë misionin ndërkombëtar që përfaqësohet nga ambasadori i SHBA dhe i BE-së. Në këtë lloj shqetësimi nuk shoh ndonjë problem tek ambasadori. Në çdo vend, një numër zyrtarësh nuk marrin viza, ose ndëshkohen në mënyrë publike si një shenjë e vullnetit antikorrupsion për të nxitur shoqërinë civile për të reaguar ndaj rasteve korruptive dhe Shqipëria është një model antikorrupsioni.

Reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, nëse nuk thuhej se ishte Prokurori i Përgjithshëm, ishte reagimi i qytetarit të revoltuar në atë që quhet gjuha e kafeneve të politikës. Nuk ishte deklaratë institucionale dhe nuk përmendte asnjë nen në Kushtetutë. Ishte tërësisht personale, emocionale dhe deri diku një nivel degradues të asaj që do të donim të ishte Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri. Është e pafalshme që kryeprokurori shqiptar të akuzojë SHBA-të për shantazh, për blerje votash, për mesazhe kërcënuese, të përmendë personazhe të luftës politike në Amerikë. Këto i thonë njerëzit në kafene.

Nëse ai ka pasur shqetësime siç ishte rasti që ai përmendi, do të duhet t’ia kishte bërë me dije publikut jo në mënyrë direkte por në rrugë institucionale. Duhet t’ia kishte dërguar Presidentit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Parlamentit ku raporton dhe të gjitha strukturave të parashikuara nga ligji. Ne nuk e dimë nëse e ka bërë këtë gjë, por dimë se sot ai përdori një kartë për të mbrojtur diçka që është e prambojtshme.

Ne ndodhemi në fundin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe sado që ai pretendon se e ka kryer punën mirë, ne nuk kemi asnjë zyrtar para drejtësisë të akuzuar për korrupsion. Kemi një stivë të madhe dosjesh korruptive që janë mbyllur. Deklarata ishte politike dhe gati gati në sinkron me parti të caktuara politike në Shqipëri. Kjo përbën një lloj zhgënjimi të madh se si mundet që institucionet të shkojnë deri në atë pikë sa të bëhen palë me klasën politike.

Ka një motiv të fshehur pas saj?

Krasniqi: Ka shumë politikanë në Shqipëri ka bërë deklarata në faza të caktuara kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose kundër politikanëve apo zyrtarëve të lartë të DASH. Politikanët ia lejojnë vetes ta bëjnë këtë sepse ata votohen, testohen. Nëse marrin vota, vazhdojnë jetën politike. Ke kudo në rajon dhe në Evropë nuk përbën mëkat në Shqipëri. Ka raste kur me të drejtë, politikanë të caktuar kanë bërë kritika. Në këtë rast, flasim për institucione. Ato na përfaqësojnë ne, të gjithë qytetarët. Përfaqësojnë interesin dhe emrin e Shqipërisë. Ato duhet të kenë një etikë tjetër me të cilën duhet të flasin me institucionet ndërkombëtare. Këto elementë nuk i pamë në deklaratën e kryeprokurorit. Ne e kemi jetike prezencën ndërkombëtare në Shqipëri, në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm, unë të them të drejtën prisja dorëheqjen e tij nga detyra. Ai i ka bërë një dëm të madh Shqipërisë. Nuk i ka bërë dëm individit. Një prokurori i Përgjithshëm është aty për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur interesin publik dhe shtetëror, gjë që nuk e ka bërë.

Pasojat e përplasjes

Krasniqi: Një konflikt i tillë nuk ka pse të ekzistojë në Shqipëri dhe është një luks i madh. Prokurori është aty për të zbatuar detyrën. Nëse ai ka politikanë të inkriminuar siç tha sot, çfarë pret për t’i vënë përpara drejtësisë? Ka pasur raporte ndërkombëtare pa fund drejtuar Prokurorisë për këtë gjë. Pse Prokurori nuk vepron? Sepse kjo lloj logjike dhe deklarata e sotme tregon se ato përdoren si presione për luftë politike. Ai ka dhjetëra padi të dërguara. Ai kur ka qenë në krye të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive ka akuzuar Prokurorinë për dosjet. Të paktën të hetojë dosjet e tij. Ai ka ndjekur një politikë “mos e prish me askënd” dhe “ruaj ekuilibrat midis kaheve politike dhe luftës politike”. Deklarata e sotme ishte lojë politike, hyrje në një krah politik dhe kur them krah politik, nuk flasim për opozitën në Shqipëri. Opozita ia ka adresuar me dhjetëra ankesa dhe nuk kemi një rast t’i ketë kthyer përgjigje për dosje konkrete. Flasim për një luftë brenda mazhorancës dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të përdoret për gjëra të tilla.

Qasja e ambasadorit Lu në politikën ose drejtësinë në një vend të caktuar

Krasniqi: Varet sa shoqëritë i japin hapësirë. Për shembull një ambasador në Shqipëri dhe në Ballkan, ka më tepër autoritet publik se sa ka ambasadori në vendet perëndimore. Atje ekzistojnë institucionet. Elitat politike janë të korruptuara dhe krijojnë kriza politike. Ne e kemi jetike prezencën e BE-së dhe SHBA-së dhe është me fat që e kemi. Ne kemi zgjedhur një eksperiment që nuk e ka asnjë vend në BE.

Kemi futur në Kushtetutë të drejtën për të pasur veton mbi vendimmarrjen mbi gjithë sistemin e drejtësisë. Në momentin që e kemi bërë, ne nuk mund të komentojmë më. Mbetemi me shpresën se ata do ta bëjnë mirë. Prokurori tha se në një rast, ambasadori është interesuar për një çështje. Në dijeninë time, të paktën 6 ambasadorë janë interesuar për të mbrojtur firmat dhe bizneset e shteteve përkatëse. Nëse është përdorur autoriteti për qëllime të tjera, Prokurori i Përgjithshëm informon Presidentin e Republikës dhe Presidenti përdor kanalet e tjera të komunikimit që i zgjidh këto konflikte por nuk besoj se është ky rasti shqiptar.

Akuzat e kryeprokurorit

Krasniqi: Nuk e marr seriozisht, sepse nuk ishte serioze. Ky është fundi i karrierës së tij në sistemin e drejtësisë dhe një hap për të kaluar në politikë. Interesi ynë është të kemi Prokuror në funksion dhe të mos merret peng prokuroria. Nëse sot jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm, dhe unë e prisja, për shkak të sistemit nuk kemi zv/prokuror dhe vendi hyn në krizë dhe këtë duan partitë politike që të mos hetohet askush dhe kriminelët të vazhdojnë të qetë deri në zgjedhje. Nëse ju lexoni mediat, në katër vitet e fundit, Prokuroria thotë verën e ardhshme kemi ngjarje të mëdha. Asgjë nuk ka ndodhur. Edhe raste që janë bërë publike janë investim ndërkombëtar.

Përplasja me SHBA

Krasniqi: Jo! Jemi një vend i vogël. Në dijeninë time, Presidenti, kryetari i Parlamentit dhe kryeministri kanë një qasje tjetër ndaj SHBA-ve. Normalisht takimet siç ndodhi midis Presidentit dhe ambasadorit, i bëjnë mirë sepse sqarojnë shumë problematika.

Edhe pas rastit të fundit të ministrit të Drejtësisë. Nëse Prokurori i Përgjithshëm do të donte të respektonte aq shumë shtetin ligjor në deklaratë, do të duhet të hapte dosjet me deklarimet e ministrit të Drejtësisë dhe të fillonte hetimet. Askush nuk u ndje.

Ndryshimet.

Krasniqi: Pritshmëria e reformës në drejtësi do të jetë thelbi i një politike afatgjatë dhe do të shoqërohet edhe me një reformë në politikë. Nuk ka sens tjetër. Kjo lloj klime konfliktuale na shërben dhe ata që mendojnë se janë në pushtet, kanë para, bien. Partnerët ndërkombëtarë kanë një projekt për këtë. Nga ana tjetër është edhe një mësim që tregon se si institucionet nuk funksionojnë.

9 komente në ““Deklaratat e Adriatik Llallës ishin skandaloze dhe për njerëz kafenesh, ky është fundi i tij””

  1. Malo says:

    Qe pas pavaresise nga Perandoria Osmane, shqiptaret dhe shteti shqiptar ne momente te veshtira i kan kthyer syte nga SHBA si nje vend jo vetem i fuqishem por mik i joni. Nuk duhet te kete jo me guxim por as etike qe nje funksionar shteti te ngreje doren kunder simboleve amerikane si ne kete rast ambasadori. Ku gjen force nje person si Llalla qe ne mbrotje te interesit te tij te perdore postin publik jo vetem per perfitime personale por edhe qe tu beje dem qytetarve shqiptare duke acaruar marrdhenjet me shtetin me mik te tyre. Duhet qe Llalla bashke me personat qe jane ne listen e zeze te hapin rruge dhe te japin llogari hap pas hapi sipas ligjit.

  2. Lugati says:

    ore ca analistash jeni ju pash zotin..gjithe ka shkolla nga fry era e spartak ngjeles keni dale????????donald luja e sulmoi drejt per drejt pa prova..e ca duhet t bote llalla simas jush?????kur osht kaq kompetent luja pse nuk sulmo salen po shkon e takon..ilir meten gjithashtu ..ed lugatin po ashtu…edhe tju pys per kocidencen..te merkuren takim me salen..te enjten sulm i papam prokurorit pergjithshem…zgjohu o popull ju ka hy politika injorante n gjak…analistat e leshit

    1. L leshi says:

      Nuk jane analistet e leshit por jane kurvat si puna jote o pleher lugat qe keni qelbur kete vend te shkrete ……

  3. xha kanani says:

    Kur te vjen ngordhja,nuk e ndal dot ! thote nje fjale e urte.
    Ne fakt Tiku kishte kohe qe notonte ne ujra te turbullta,
    dhe kete gjendje e kishte peshqesh nga Saliu,i cili eshte me i tonditur sa edhe vet Llalla.
    Ishte vertete lajthitje,qendrimi i tij me ato palo akuza ndaj Ambasadorit.
    I cili vertete foli me gojen e vet ndaj Llalles por texti ishte kemb e koke i DASH.-IT
    Kaq gje e kuptone kushdo se Americanet edhe President po te jesh nuk te lene
    te shthurresh,keshtu eshte ndertuar ky shtet,kurse Llall na thosh se e ben se ka interesa…
    Sa qesharak! Besoj se Sot duhet te degjoj lajmin se Adriatik Llalla eshte shkarkuar nga Detyra dhe institucioni i
    Presidences ti kerkoj falje z.LU. nderkohe ti pergjigjen me perulesi DASH.-it pastaj ti nenshtrohet
    nje gjykimi intensiv qe te dalin forcat qe e furnizuan kete Dallkauk….

  4. agim says:

    Per mua Llalla ka “te drejte” kur pohon se ambasadori amerikan i ka thene te mos hetoje per bankers. Por Llalla nuk kupton se edhe nese i eshte thene nje gje e tille arsyeja eshte e kuptueshme dhe teper e qarte qe nje prokuror i korruptuar dhe akoma me shume nje system drejtesie i korruptuar ne themel nuk mund te kryej hetim, perkundrazi do te prodhoje korrupsionin e rradhes dhe maskarallekun e radhes. Ndaj zoti Llalla mos u tremb nga i nderuari ambassador USA zoti Donald Lu. Ai ka mesuar te flas shqip para se te vije ne Tirane dhe kete e ka bere per te folur per popullin dhe per ta kuptuar populli se sa seriozisht USA do ta ndihmoje Shqiperine, ndersa te gjithe te korruptuarit e sistemit te drejtesise dhe politikes dihet se “dine” anglisht ose kane punesuar ndonje dashnore si perkthyese. US ambassador dhe USA po flasin shqip sakte dhe paster. Le ti degjojme dhe te zbatojme çfare ata realisht tashme flasin SHQIP.

  5. Dyrrahu says:

    Adriatik Llalla nuk foli vet, foli Berisha me gojen e Llalles.
    Kesaj radhe, por jo vetem kesaj radhe, ky Llalle e beri dhalle.
    Pra goja e Berishes edhe nje here e kafshoi Lu-ne sepse ky njeri eshte mesuar te kafshoje. Ky ka kafshuar edhe gjate diktatures, ky ka kafshuar edhe gjate ketij cerekshekulli. Ka kafshuar kundershtare ne politike dhe kundershtare ne Parti.
    Nofullat e tija te forta po levizin edhe ne Kuvend.
    Drejtesia nuk do ta kishte lejuar, bile do ta kishte denuar me burgim te perjetshem, por s’ka drejtesi, fatkeqesisht.

  6. pensionisti ne SHBA says:

    Eshte turp i madh per vendin tone qe kemi nje Prokuror te Pergjithshem qe i turret ambasadorit te aleatit tone strategjik e me te madh me akuza te rreme per gjoja presione dhe shantazh kunder tij pse i paskan anulluar vizat per vete dhe te shoqen per te mos hyre me ne SHBA.Anullimi i vizave eshte nje e drejte e ligjshme e shtetit perkates per leshimin ose anullimin e vizave per shkaqe qe organet perkatese te emigracionit dhe ambasadat i quajne shkelje te ligjit amerikan te emigracionit.Per c’fare shantazhi flet more prokuror qe sillesh si njeri i pashkolle dhe i ledhatuar.T’u prek interesi e leverdia personale nga anullimi i vizave dhe hidhesh si kokosh ne sulm!Po ti vete e nxorre ne shtyp lajmin se ambasada nuk te dha vize te shkosh ne SHBA te shohesh femijen e sapo lindur nga jot shoqe ne SHBA,gje qe perben nje shkelje flagrante te ligjit amerikan te emigrimit.Ndaj i eshte anulluar viza edhe bashkshortes se tij,sic eshte vepruar ne raste analoge edhe per familje te tjera shqiptare apo shtetas te tjere te huaj.Synimi me ate lindje te panevojshme qe behej ne SHBA kuptohet nga te gjithe se eshte perfitimi i qytetarise amerikane kur femija lind ne ate vend.Ju keni shkelur me te dy kembet ligjin amerikan,ndonese jeni gjoja ne krye te nje institucioni te larte e te rendesishem te drejtesise dhe ankoheni pastaj si varfanjak se gjoja paskan ushtruar presion e shantazh ndaj teje,duke sajuar akuza te pabaza ndaj ambasadorit Lu.Ambasada amerikane te paska bere nder te madh zoti kryeprokuror qe nuk ka nxjerre hapur ne shtypin vendas aresyen e anullimit te vizave per ty vete e bashkeshorten,nje shkelje te rende qe ju patet budallallekun e madh t’a benit publike me synim sensibilizimin e opinion shqiptar se nuk te paskan lene te shohesh femijen tend te porsalindur.Inati tend personal u fry shume nga lufta politike e Sali Berishes dhe PD-se ndaj ambasadorit amerikan D.Lu dhe synimet e tij e te PD per t’a hequr qafe ate ambasador,i cili me shume se kushdo e me shume se c’mund te pritej nga nje diplomat i huaj,shte bere flamurtari dhe mbrojtesi me i zjarrte i revormes ne drejtesi dhe ligjit te Vettingut,te cilat i kane futur dritherime ne zemer e ne tre Sali Bwrishes me pasuesit e tij hajdute e kriminele,per veprimtarine antiligjore te te cileve mban pergjegjesi te rende edhe institucioni i larte i prokurorise se pergjithshme qe drejton Adriatik Lalla.Ambasadorit amerikan duhet t’i kerkohet ndjese e forte e ndaj kryeprokurorit Lalla te merret masa e heqjes nga ajo ddetyre e rendesishme qe sot,para afatit te largimit nga detyra sipas ligjit.Me paveprueshmerine e tij ne mbrojtje te ligjit dhe perpjekjeve per te sabotuar reformen ne drejtesi dhe me skandalin aktual ndaj ambasadorit te SHBA,ai e ka mbushiur dhe bile derdhur kupen e durimit te popullit tone qe kerkon me ngulm te behet sa me pare reforma e drejtesise dhe te filloje ndeshkimi i shkelesve te ligjit ne organet e larta duke i dhene fund pandeshkueshmerise se krimineleve dhe hajduteve te pasurise se popullit,njerezve te korruptuar ne organet me te larta shtetrore dhe ligjore.Pergjegjesi te larte mbartin me vete kryeministri Rama dhe mazhoranca e tij qe nuk kane zbatuar detyren qe i ngarkoi populli me votimin e qeverisjes se mazhorances.

  7. Peco says:

    Eshte interesante qe kerkohet largimi i Llalles ne kete moment. Demokratet thone se gjithcka ne qendrimet e zotit Lu eshte ne funksion dhe favor te se majtes ne zgjedhjet e ardheshme. Per kete fakt sulmohet ambasadori Lu me forma te njejta si ato te Erdogan, qe kundershtaret i cileson Gyleniste, kurse Partia Demokratike i cileson Sorosian. Por ajo qe te habit qendron ne faktin se c’pune ka Prokurori i pergjithshem te perfshihet ne kete lufte dhe per me teper te perdor terma te luftes politike?
    Qofte edhe me nje shikim te thjeshte, jo me po ta vezhgosh hollesisht, duket se letra eshte shkruar nga Sali Berisha, per tja dhene Fatmir Mediut (versionin origjinal), qe tja jap dorazi Sekretarit te Shtetit Rex Tillerson ne Mengjesin e Lutjeve. Berisha i vuri ne goje te Prokurorit te Pergjithshem te gjithe akuzat e tij kunder ambasadorit Lu per faktin e thjeshte qe ato te beheshin te besueshme. Por Berisha nuk eshte me i shqetesuar edhe aq per zgjedhjet. Ne kembim te sigurise per te mos u gjykuar per ndonje afere, ai eshte i gatshem te mos perzihet fare me zgjedhjet. Ndaj, mendoj ka dy arsye perse u perdor Prokurori i Pergjithshem ne kete rast:
    1} Berishes nuk i eshte dhene asnje garanci per te mos e rrezikuar. Ne kete rastj ai do te mbroje me te gjitha menyrat Adriatik Llallen, per ta patur si mburoje. Kjo do te bente qe edhe ne zgjedhje ai te perfshihej me te gjitha menyrat, duke patur parasysh deri dhe shkatrrimin e qellimshem te tyre. Kjo me te vetmin qellim per te nderprere zbatimin e Reformes. Kuptohet, marrja ne keto kondita e pushtetit nga e djathta do te conte ne nje skenar qe ’97 do te dukej lule.Politikanet e korruptuar nuk e kuptojne, qe si rregull SHBA po i hyne nje pune nuk dine te terhiqen mbrapsh deri ne cuarjen e saj atje ku e lyp nevoja.
    2)Berishes mund ti kene dhene garanci dhe ai ne kete rast e shiti Llallen sikur te ishte nje qen rrugesh.
    Pra, gjithcka varet nga fakti qe do largohet apo jo Llalla. Nese largohet e hengri perkohesisht vetem llalla. Po u luftua qe te qendroj ne ate pozite nga ana e PD, dmth, e Berishes, atehere punet nuk duket se jane mire dhe sic thuhet ne te tilla raste “ha buca thelle”.

  8. Bena says:

    Te gjithe ambasadoret e ShBA ve e Kane njohur sali berishen qe eshte nje helm per Shqiperin .Por Donald Lu ja perplasi ne surrat te gjitha poshtersit sali zgjebjes ,sali mashtruesit sali kriminelit Ju erdhi fundi o flliqsira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje