Nga Artan Lame
Këto janë katër medalje ushtarake shqiptare, të katër epokave të ndryshme (1914, 1930, 1941 dhe në fund 2016).
Pa u marrë fare me anën strukturore të tyre, që është punë ekspertësh, po i mbahem vetëm estetikës.
Kushdo e sheh se sa e pa krahasueshme është gustoja, finesa dhe eleganca e qëmotshme, e krahasuar me banalitetin e të sotmes.
Një nga arsyet (ndoshta kryesorja) është se tri të parat janë bërë nga mjeshtra (e para nga një austriak, prof Dopler; e dyta nga një francez, P.Turin; e treta nga Odhise Paskali; ndërsa e katërta nga …, me siguri nga ndokush që sheh telenovela turke.
Dhe në fakt, e para është prodhuar në Austri, e dyta në Paris, e treta në Romë, ndërsa e katërta në një punishte që bën varse çelsash në Stamboll (nuk po tallem, është e vërtetë).
Gjithë këtë nuk e shkruaj për të parë se sa me demek ditkam unë, por thjesht nga trishtimi i ecjes së prapi të kësaj shoqërie që e nisi duke bërë shkollat në Francë, e vazhdoi duke parë fshehtazi RAI-n dhe e bitisi me telenovelat turke.
“Imbarbarimento”: Caduta a un livello inferiore di civiltà.
“Barbarizim”: Rënia në një nivel më të poshtëm qytetërimi.
Ç’trishtim…
Ke te drejte zoti Artan, por mbi te gjitha, ato sot nuk perfaqesojne as merite, as kontribut as mirenjohje! Per shume vite dekoratat jepeshin veç ne leter, ndersa medaljen duhet ta bleje vete tek “artizanet” ne rastin me te mire, ose tek xhambazet qe i porosisin medaljet ne Turqi.
Po te pyesesh sot nje ushtarak, nuk e di fare as cfare dekorate ka mare, dhe as nuk e dallon dot nga dizenjua se cila dekorate eshte. Kjo eshte nje tregues i moralit te ushtrise tone, e cila ka degraduar vit pas viti. Nje ushtri qe pas 25 vitesh demokraci nuk ka asnje kapacitet real luftarak (sepse s’ka asnje lloj fuqie zjarri tokesore, detare apo ajrore, pa sisteme zbulimi, mbrojtje ajrore etj, nuk eshte ne gjendje qe te kuptoje zhvillimet aktuale ne fushen e mbrojtjes. Thjesht ne NATO jemi per te ruajtur postoblloqet, per te shoqeruar punonjesit e kompanive civile qe kane kontrata ne zonat ku ne dislokohemi dhe kaq. Imagjinoni qe quhet arritje e madhe pajisja me automatik te “rinj”.
Rroftë app.gov.al
Po perse thua keshtu more Artan djali?Po cfare prisje ti prej nje kapteri ish me mustaqe e tani edhe ato ja kane ruar?Ne kete rast ja vlen te “kritikosh” ata qe i pranojne keto teneqecka te Nishan-lliut,por edhe ketyre mos ju zemero.Aq kane ne koke e ato merritojne.Sa per kujtese per lexuesit,”mend” presidentit i jep nje Osman Gazep i kohes tone, Piro Ahmetaj,i cili nuk ka as per vete,i cili njeher lirohet,e mbasi e “mbledh” mendjen i sherben me “besnikeri tjetrit
app.gop.al (se e kishe shkruajtur gabim).
Ashtu si puna jote shoku Artan , qe pronat qe se ku estrogen Enveri ne 1946 po i legalizon ti 2016 kunderten te drejtave te njeriut per pronen private qe e ka cdo vend demokratik bashke me corape kuqin qe do ti shperbleje pronaret e vertete me 1€ meter Katrin.
Zoti Lame, Ato medalje siç jane prodhuar ashtu jane ndare.
Tre medaljet e para jane prodhuar me finesen me te madhe dhe ju ka takuar atyre personave qe e kane merituar, dhe kane ditur ta mbajne.
Medalja e fundit eshte prodhuar ne bodrumet e presidences se Bujar Nishanit dhe eshte ndare ne menyre te fshehte, per kljentet e partise dhe per disa kriminele. Domethane, medalja ka shume ngjashmeri me ate qe ejep dhe me ate qe do ta marre. por me vlere institucionale zerro.