Pranga 5 shqiptarëve në Britani, kultivonin 1 mij bimë kanabis në shtëpi

4 Shkurt 2017, 18:40Sociale TEMA

Pesë të rinj shqiptarë janë arrestuar në Britani nën akuzën e prodhimit dhe trafikut të kanabisit.

Mbi 1,000 rrënjë kanabis janë gjetur nga policia britanike gjatë një bastisje në “The Elms”, në shtëpinë e të rinjve të cilët kishin të gjitha mjetet ndihmëse për prodhimin e kanabisit.

Të arrestuarit janë Endrit Asllani, 24-vjeç, Martin Feuzullau, 19-vjeç, Besmir Plaka, 28-vjeç, Bruno Vishkulli, 19-vjeç, dhe Aural Guini, 23-vjeç, të cilët akuzohen për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit.

Policia gjeti në shtëpinë e të rinjve qindra bimë kanabis që ishin të shpërndara në shumë dhoma ku po rriteshin, thaheshin dhe përgatiteshin për shpërndarje.

Të pandehurit nuk dhanë asnjë shenjë pendimi dhe do të gjykohen sërish në muajin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje