Shkrimtari i shquar Ismail Kadare e cilëson të pazëvendësueshëm boshllëkun që lë Dritero Agolli në kulturën shqiptare dhe thotë se është tronditur nga ikja e tij.
“Ishte ndër lajmet më tronditës. Jo vetëm për mua, por edhe për njerëzit e artit e gjithë shqiptarët. Dritëro Agolli do na mungojë të gjithëve”, shprehet Kadare.
Kadare është një nga bashkohësit e mëdhenj të Dritero Agollit ose si e ka thënë ai vet, ishin dy murgjër të një kohe, që bën historinë e kulturës shqiptare të shekullit 20.