Një përplasje e frikshme ka ndodhur mes një autoambulance dhe një makine tjetër në qytetin rus të Rybinsk.
Në videon e bërë publike, tregohet momenti kur autoambulanca mbërrin në kryqëzim me alarmin të ndezur, ndërsa ishte duke shkuar drejt një emergjence. Por, në atë moment, një makinë afrohet me shpejtësi në krahun tjetër, duke e përplasur, teksa mjeku dhe infermierja shihen të fluturojnë në rrugë.
Përplasja e frikshme ka lënë të plagosur si mjekun dhe infermieren e autoambulancës, ashtu edhe 19-vjeçarin, i cili shkaktoi aksidentin.