FOTO sa 1000 fjalë nga rrugët e Tiranës

2 Shkurt 2017, 19:34Sociale TEMA
FOTO sa 1000 fjalë nga rrugët e Tiranës

Figura e babait në familjet shqiptare ka qenë prej vitesh ajo e një kryetari hijerëndë në shtëpi, i cili dashurinë e tij për fëmijët e shprehte me rreptësinë e stereotipave që përherë kanë rrethuar fjalë “burrë” në Shqipëri.

Sot, fatmirësisht, brezi i ri i baballarëve i ka thyer këto paragjykime teksa shihet si përkujdesës i barabartë ndaj fëmijëve, duke shtyrë karrocat apo duke ushqyer dhe luajtur me të vegjlit. Fotot e mëposhtme janë shkrepur në rrugët e Tiranës gjatë dy muajve të fundit dhe tregojnë ngrohtësinë e dashurisë atërore, që të jep shpresë se familja shqiptare po shkon ngadalë drejt vlerave perëndimore.

Një studim i vitit 2016 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD tregoi se burrat dhe gratë shqiptare e kanë ende të vështirë të gjejnë balancën e artë të ndarjes së punëve në familje. Sipas studimit gratë shpenzonin mesatarisht 4.66 orë për punë shtëpie ndërsa burrat më pak se gjysma e kohës së grave, pra 2.07 orë. Studiuesit vërejtën se kjo vjen për shkak se familjet në Shqipëri kanë ende nota patriarkale.

Fotografoi: Loreta Cuka

5 komente në “FOTO sa 1000 fjalë nga rrugët e Tiranës”

  1. enter"" says:

    Shume bukur. Tregon nje ane teper te rendesishme te jetes familjare.

  2. Nikollaq Nerenxa says:

    Keshtu te ka mbajt edhe ty Janulla kur ishe i vogel

    1. enter"" says:

      SHko ore mbytu injoart shqipfoles…

  3. Mami says:

    Ky eshte babi me perfekt ne bote ,ashtu siceshte dhe djali me i mrekullueshem

  4. Shkodrani says:

    Ka gje me hyjnore se dashuria ndaj krijeses tende? Besoj se jo dhe duhet te merresh shume me te (edhe kur ai/ajo eshte ne barkun e nenes). Duhet ta respektosh, sepse pernjimend eshte e jotja krijesa, por ka filluar te thithe oksigjenin e vet tashme, pra krijese e lire, qe pak nga pak duhet t’ia japesh kete liri, me dashuri, me kujdes, me pergjegjesi, me autoritet dhe pa egoizem. Baballaret tane transmetonin pergjithesisht autoritetin, qe eshte shume i rendesishem, por anashkalonin (me dashje apo pa dashje) shume po shume gjera te tjera, aq te nevojshme per te patur nje te ardhme me paqesore, me komunikuese, me dialoguese ne familje dhe shoqeri.

    Eshte dashuria per nenen, babain, per vellezerit e motrat, per te afermit, per bashkeshorten, per Zotin dhe kane te gjitha epitetin e veti… por dashuri HYJNORE si per femijen tend NUK KA!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje