REAGIMI/ Ndihmat për Bashkinë e Malisë së Madhe janë shpërndarë në rregull. Ka pas tentative të ndryshohej destiancioni. Padi ndaj zonjës Kola për shpifje

1 Shkurt 2017, 18:22Sociale TEMA

Bashkia e Malsisë së Madhe ka reaguar ndaj disa raporteve në shtyp lidhur me shpërndarjen e ndihmave të ardhura nga Gjermania për bashkinë e tyre. Ata thonë se ndihmat janë shpërndarë në rregull dhe se zotërojnë gjithë dokumentat për këtë, por thonë se kanë bllokuar tentativën që një pjesë e ndihmave të mos shpërndahej në Malësi të Madhe për arsye korruptive.

Ja deklarata e plotë:

“Nisur nga akuzat e bera ne emisionin “Fiks Fare“ ne Top Channel ne drejtim te bashkise M.Madhe ne lidhje me shperndarjen e ndihmave te dhuruara nga IGFM ( Shoqeria nderkombetare per te drejtat e njeriut ) me seli ne Gjermani si dhe pretendimet e zonjes Margarita Kola per mungese transparence, bashkia Malesi e Madhe ben me dije se ka ne disponim te gjitha dokumentet dhe proces verbalet e kerkuar nga zonja ne fjale dhe redaksia e Fiks Fare, materiale te cilat i jane derguar me pare me email emisionit Fiks Fare. E vetmja e vertete eshte se C.

Te gjitha ndihmat pasi jane zhdoganuar ne emrin e bashkise M.Madhe jane shkarkuar dhe marre me proces verbal nga nje komision i ngritur prane bashkise M.Madhe dhe per shperndarjen e tyre eshte ngarkuar zyra e sherbimeve sociale e cila nga ana e saj ka listen e plote te familjeve perfituese me firmat perkatese.

Cdo tentative per te devijuar ndihmat qe kane ardhur per banoret e M.Madhe ne nje destinacion tjeter per qellime perfitimi eshte e deshtuar dhe ne nuk do te lejojme qe ndihmat qe vijne per qytetaret tone te perfundojne ne duart e abuzuesve.

Inkurajojme median e lire dhe profesionale te hetoje cdo rast abuzimi dhe te nxjerre fajtoret e vertete te cdo rasti.

Bejme me dije se Bashkia M.Madhe do te ngreje padi ndaj zj.Margarita Kola per shpifje ndaj institucionit tone.

Te gjitha pretendimet tona i vertetojme me dokumentet qe i jane bashkengjitur kesaj deklarate.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje