Tirana nuk do të ketë më trafik (kështu shpresohet): Ja si do të zgjidhet problemi

1 Shkurt 2017, 12:02Sociale TEMA

Projekti prej 1 miliardë euro që do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme, duke transformuar plotësisht infrastrukturës rrugore, arsimore dhe shëndetësore në vend, do të zgjidhë përfundimisht edhe problemin e trafikut të rënduar të Tiranës.

Në kuadër të kësaj pakete financimesh, një prej projekteve madhore që do të zbatohet është ai i ndërtimit të “Unazës së Madhe” të Tiranës dhe disa mbikalimeve që do të lehtësojnë trafikun në kryeqytet.

“Unaza e Madhe” është një projekt që pritet të kushtojë rreth 120 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro do të jenë vetëm për shpronësime.

Kjo “Unazç” do të kompletojë segmentin aktual sheshi Shqiponja-TEG (që do të hapet brenda 2-3 muajve të ardhshëm pas inagurimit të mbikalimit tek “Shkolla Teknologjike”).

Në bazë të planit aktual, do të ndërtohet segmenti Sauk-Farkë-Shkozë-Rrapi i Trishit dhe Babrru-Bragu i Lumit-Kthesa Kamëz, që do të bashkohet me “Unazën” tek “Dogana”.

Këto dy segmente do të përfundojnë “Unazën e Madhe” të kryeqytetit.

Njëkohësisht, parashikohet që programi “1 miliardësh” i investimeve të financojë rrugën e re Tiranë-Ndroq-Plepa dhe katër pika kyçe brenda kryeqytetit, mbikalimin e sheshit “Shqiponja”, si dhe ndërhyrje ende për t’u konceptuar, tek “21 Dhjetori”, “Rruga e Elbasanit” dhe “Zogu i Zi”, me qëllim lehtësimin e trafikut.

Me zbatimin e këtyre projekteve, brenda 2020-s, trafiku në Tiranë do të pësojë një lehtësim të ndjeshëm, ndërsa zgjerimi i rrugë të kryeqytetit do të ndikojë gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Paralelisht, me investim të qeverisë qëndrore, ose të Bashkisë së Tiranës, në kryeqytet janë duke u zbatuar një seri projektesh madhore, që po sjellin një transformim rrënjësor të Tiranës.

Lista e projekteve në zbatim është:

Sheshi “Skëndërbej”, “Bulevardi i Ri” dhe mbikalimi tek “Shkolla Teknologjike” përfundojnë të gjithë brenda pak muajve të ardhshëm.

“Parku i Ri Olimpik”, struktura më e madhe në shërbim të atletikës dhe sporteve të tjera olimpike do të përfundojë gjithashtu brenda këtij viti.

Deri në 2018-n përfundon edhe “Teatri i Ri Kombëtar” pranë digës së Liqenit Artificial, si dhe “Teatri i Ri i Operës dhe Baletit”.

Deri në 2020-n pritet të përfundojë kampusi i ri universitar, një investim me vlerë 25 milionë euro.

Stacioni i ri qëndror i autobuzëve dhe stacioni i ri hekurudhor.

Linja e shpejtë hekurudhore Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas, pjesë e Procesit të Berlinit dhe e financuar në masën 84 milionë euro nga Bashkimi Europian do të përfundojë gjithashtu brenda 2020-s.

Parku i Ri i Bregut të Lumit, Parku i Vaqarrit dhe Parku i Farkës do t’i shtohen hapësirave të gjelbërta të kryeqytetit. (Lexo.al)

26 komente në “Tirana nuk do të ketë më trafik (kështu shpresohet): Ja si do të zgjidhet problemi”

  1. The Punisher says:

    Pordhe me rigon.

    1. Cun-Tirone says:

      Shoqeruar me rrush te thare ne saç

      1. elona says:

        Keta akoma nuk kane bere shpronesimet per 2015 robshat.Ju bje thirrje gjithe popullit qe preket nga keto skema, kerkoni demshperblimin per shpronesimin para se tju vene rruspen, se perndryshe do rropateni per nja 3-4 vjet minimalisht per parate tuaja.Akoma nuk kane bere shpronesimet per Lungo Maren dhe per shume e shume segmente ne Tirane qe ka bere Bashkia Tirane.

        1. enter"" says:

          Cilat shpronesime ato te paligjeshmet????????

    2. enter"" says:

      Punisher, pirdh ti lale, se kur te behen keto do te te vij te leshoj nje fende mu ne goje ?

      1. The Punisher says:

        Ok zogu…takohemi ne 2020. Nqs nuk jane bere keto pune atehere a mund ta shpartalloj ate bycen e vogel ?

    3. Arben Patoku says:

      pse harxhon rigonin per kete reklame. eshte vetem pordhe se erdhen zgjedhjet!

  2. Benard says:

    Nje Tirane moderne ndertohet me shume pune dhe mendoj nen kujdesjen e Edi Rames dhe Erion Veliajt. Duhet te kemi nje Tirane moderne qe te krahasohet me kryeqytet e tjera te Europes. Jo vetem eshte krenari kombetare , por rrit edhe cilesine e jetes dhe te ardhurat e kryeqytetit. Njerez dhe familje nga Shqiperia, nga Kosova e vise te tjera e nga diaspora do te deshirojne dhe do te blejne hyrje dhe shtepi ne Tirane. Do te vijne shqiptare per pushime e turiste me shume dhe duke ngelur te kenaqur do te rivijne. Tirana duhet te jete prioritet kombetar jo vetem ne investime, por edhe ne kulture, pasi vlen shume per te deshiruar. Kjo nuk don shume para , por don me shume edukim dhe vetekontroll qytetar.

  3. Yeah Sure says:

    Genjeshtra te tilla kemi dekada qe degjojme. Nryshimi me Shqiperise e vendeve te zhvilluara eshte qe ne themi vetem do bejme, do bejme. Asgje nuk behet. Te pakten per shqiptarin mesatar. Po qe do pasurohen oligarket e sherbetoret e tyre ne media proqeveritare, atehere OK.

    1. akrepi says:

      Yeah Shure ku e shikon genjeshtren ketu ,ne nje kohe shumica e tyre po ndertohen dhe disa jane ne perfundim. Apo je mesuar me Saliun ti qe ne nje kohe qe ekonomia ishte ne gjendje te mjerusme ai thoshte jemi mbas gjermanise nga rritja ekonomike.

    2. arbereshi says:

      Yeah shurra, mund te me shpjegosh te lutem se cfare do te thote ne shqip fjala OLIGARK

  4. tr says:

    Bravo , duhet mos te leni pas dore dhe qytetet te tjera .

  5. Kopani says:

    Mirnjohje P . Socjaliste me Liderin Patriot , Vizjonar , Historik , zotin Edi Ramen edhe me ” kualicjoni e Hajduteve dhe Llapaqeneve te pa skrupullt .” Edhe Roma nuk eshte bere per 5 apo 10 vite , por nje gje eshte e dukeshme dhe e garantuara se Shqiperia nen drejtimin e Zotit Edi Rama po behet vertet nje Zonje e Rende , Mis Ballkani , nje Perle e Turizmit Boteror ! Vizjoni , Puna , Bashkepunimi , Atdhe dashuria per popullin e vendin eshte e dukeshme ne qofte se do te shikosh e kuptosh se me “Njerez te Zot e te Mire si Rama – Veliaj behn punera te medha e mrekullira . Ky eshte modeli qe i ka munguar ketij vendi . Shume shpejt ne shqiptaret te ku do ndodhur do na jepej mundesia ta shohim , prekim dhe shijojme Sheshin Gjergj Kastriot Skenderbeg , Sheshim e Madh te gjithe Shqiptareve , Sheshin e Bashkimit , Vllazerimit e te Fitores ndaj te keqes , djallezise , mjerimit shpirteror e percarjeve dhe nxitjeve vella vrasese ,te deshiruar edhe sot prej bandash anti shqiptaresh , njeres mashtruesish , hajdutesh , vrastare , te pa nenshkuarish shpellare e piramidale . Mirnjohje e pune te mbareedhe ne mandatin e dyte e me tej te kesaj ” P S me Aleancen Per Nje Shqiperi Europiane ” ! Qeneria , rrugecerit , faqe zinjte e maskarenjte le te lehin e quraviten se tjeter gje , nuk dine e duan te bejne e ka treguar ne menyren me shteruese koha ne keto me se 25 vjet , Sahliu me banden e bashibozukeve , cubave , ketyre korbave te zinj qe i shkojne pas .

  6. Zgjedhjet says:

    Pirdhni pirdhni. Mbusheni me rrena ket popull se erdhen zgjedhjet

  7. zambi says:

    bjeri, bjeri se i bie bukur

  8. Shqiptari nga Kosova says:

    “Dita e mire shihet ne mengjes” thot populli. Pra Erion Veliaj e ka nis me kembe te mbare…!
    Eshte Qeveria me e pergjegjshme ne keto 27 vite..!

  9. Lali Eri says:

    O Mero me shpejgon dot te lutem si do funksionoje trafiku ne tirane kur : Nga rruga mbrapa muzeut vine 4 korsi , nga rruga e durresit vine 2 korsi, nga rruga kavajes vine 2 korsi, ne total 8 korsi. SI DO KALOJNE NE KRAH TE BANKES SE SHQIPERISE NGA 8 KORSI NE 2 ? KY QUHET EFEKTI HINKE. GJITHASHTU DHE RRUGA NGA BASHKIA TEK HOTEL PLAZA QE KA VETEM 2 KORSI NDEKOHE QE SHKARKOJNE 6 KORSI.

  10. LUTFI says:

    premtimet e rames ;;sic do te hapte 300 mije vende pune ;;; MJAFT ME PREMTIME BOSHE … RAMA META BERISHA BASHA E KANE MENDJEN VETEM PER TE MBUSHUR XHEPAT E VETA … DHE TIRANEN E KANE BERE ..QYTETIN ME TE PISET NE EUROPE …

  11. Lima says:

    Tirana nuk behet me kurre nje qytet si nje model, vetem po te prishen 80 perqind e banesave dhe te finanecohet nga miliardere shqiptare a mundet kjo gje?. Kurren e kurres , athere fjalet e medias i merr era ,Tirana eshte shemtuar nga Sali Berisha dhe me vone me ndertimet pa leje pa infrastrukutre dhe urbanistike dhe sot eshte teper vone ku kryeqyteti ku banojne 80% katundare eshte kthyer ne nje qytet mesjete dhe moderne nje miks si Rio de zhaniero .

  12. dash says:

    Gjera shume te mira , pergezime ,Po ate lungomaren andej nga Vlora kur do e mbarojne, secili per veten mendon e zoti per te gjithe…me vien keq po Vlora eshte nje turp si e Kane lene…

  13. Pallatet Agimi says:

    Kujdes! Tirana eshte kryeqytet i nje vendi me me pak se 3 miljon banore. Qysh prej kohesh, studimet e bera, si dhe ato serioze aktuale, apo vete llogjika e shendoshe te thote se Tirana nuk duhet te kete me teper se 500 mije banore. Si i tille, natyrisht me kujdes e me tru ai edhe mund te behej me te vertete nje perle e pakrahasueshme ne Ballkan.
    Por kejo “utopi” ka mare fund. Tirana sot ka afro 1 miljon banore, pra dy fishin e aftesise te saj. Ajo qysh sot, pa frike mund te deklarohet se nga pikpamja urbanistike eshte nje qytet i sabotuar, i deshtuar, nje qytet qe pas 20-25 vjetesh do te kthehet ne nje qytet fantazme. Njerzit do te shkojne pas punes, pas qetesise natyrore, afer burimeve pasurore, ata do te duhet te shperndahen ne krejt vendin. Se c’do te bejne ne Tirane, pervecese te “hane” njeri tjetrin?
    Pa mendoni! Plani rregullues i sotem i Tiranes parashikon tashme nje Tirane per 1.5 miljon banore. Kjo dmth. qe jo vetem Tirana, por krejt vendi te sabotohet, te kthehet ne nje vend te eger. Pra ne qender xhungel e jashte saj shkretetire.
    Se sa serioze jane veprimet e sotme urbanistike shhni pak me kujdes se c’shkaterrim perfaqeson qendra qe po ndertohet. Nje qender qe ka frenuar krejt levizjen, qe do te detyroje uljen e rendimentit shoqeror, nje qender qe nga ana urbanistike nuk ka as edhe nje lloj lidhje me vete qytetin. “Dhe yjet rrine e veshtrojne”, paguajm or mik deri ne palc te kockes.

  14. titi says:

    Vloren nuk e ka lene kush pasdore, po behen pune te medha dhe cdo dite! Por, sic e kemi zakon, nuk duam t’i shikojme gjerat sic jane, edhe malit qe mund ta kemi tamam para syve, do t’i veme bisht se s’ben, e ta hedhim me koke poshte e ta shkulim nga vendi, per fat te keq!

  15. Tirona says:

    Dhe nje line tramvaji te shpejt nga ishstacioni i trenit -Saul- Golem do ishte ????

  16. enter"" says:

    Nje project teper I mire dhe qe I sherben tiranes ne menyre teper eficente.

  17. berti says:

    shume llafe .. te ngopin me logen bosh … me kujton komunistet qe premtonin luge floriri. po edi premtoi rroge te 13 dhe hoqi dhe 100 mije lekeshin.
    sigurisht qe keto vepra jane te mira dhe mire te vlefshme, po a kane afat perfundimi ? se kete shqiperi e premtonin edhe komunistet, por na lane me barkun bosh. keta i bejne keto premtime per te siguruar votat per zgjedhjet e ardhshme. por kjo loje, me premtime jo reale duhet te marre fund. edhe saliu premtoi se do bente boshtin e jugut, por ne llogjiken e tij do e bente ne nandatin e 5-te radhazi. keshtu edhe edi me premtime te tilla do qe te marre 5 mandate rresht. keta ende nuk kane mbaruar baipasin e fierit, si mund te bejne veprat e mesiperme ? edhe lungomaren jo vetem qe e kane projektuar keq, por ende nuk po e mbarojne dot.

  18. Qytetes says:

    Tirana eshte qytet i mbaruar. 50 vitet e qenverit dhe 25 vjetet e demokracise kane mjaftuar per ta shkaterruar ne menyre te pakthyeshme. As Jezu Krishti, as Mohamedi nuk kane cte bejne.
    Kush ka vene dore dhe ka prishur Tiranen do veje ne ferr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje