Babai i dëshpëruar hedh fëmijën në anën tjetër, për ta shpëtuar nga makina që po mbytej

2 Shkurt 2017, 02:08Sociale TEMA

Pamjet dramatike të momentit kur një baba përpiqet të shpëtojë fëmijën nga makina që po mbytej, duke e hedhur në ajër drejt një personi
tjetër, janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Hunan të Kinës, kur teksa udhëtonin familjarisht, makina e tyre ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në lumë.

Siç shihet edhe nga video, makina ka nisur të zhytet nën ujë, ndërsa kalimtarët kanë nxituar t’i ndihmojnë duke iu hedhur jelekë shpëtimi.

Por, momenti më dramatik i videos, është kur babai merr fëmijën në krahë dhe e hedh në ajër si të ishte thjesht një kukull, drejt një personi që fatmirësisht e priti në breg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje