Deputeti i partisë britanike “UKIP,” Nigel Farage, ishte duke folur në Parlamentin Europian në mbështetje të vendimeve të marra nga presidenti Donald Trump, kur një tjetër koleg britanik i tij, vendosi të protestonte në një mënyrë mjaft origjinale.
Ai mbajti në duar një copë letre, në të cilën shkruhej “Ai po ju gënjen.”
Seb Dance e ka mbajtur shënimin lartë gjatë gjithë fjalimit të Farage, pavarësisht se disa punonjës të PE-së, i kërkuan vazhdimisht që ta hiqte.