FOTOT/ Ja si ka ndryshuar "Pazari i Ri" në Tiranë

2 Shkurt 2017, 20:20Sociale TEMA
FOTOT/ Ja si ka ndryshuar "Pazari i Ri" në Tiranë

Pazari i Ri në sheshin “Avni Rustemi” është drejt fundit.

Kur mbeten edhe pak ditë nga hapja e tij finale, markatës së mishit dhe peshkut, hapësirat mes tyre janë duke iu dhënë dora e fundit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar sot disa foto nga pamja që ka marrë sot një zonë që deri pak kohë më parë ishte në gjëndje të mjerushme ku balta, gropat dhe papastërtitë mbizotëronin.

“Edhe 40 ditë deri në hapje, do të jetë një nga hapësirat më të bukura e të gjalla të qytetit”, shprehet kryebashkiaku në komentin që shoqëron fotot.

Veç ambienteve të reja të Pazarit të Ri po punohet edhe për të rikonstruktuar edhe të gjithë ndërtesat për rreth për ti dhënë gjithë zonës një pamje dhe rëndësi tjetër.

3 komente në “FOTOT/ Ja si ka ndryshuar “Pazari i Ri” në Tiranë”

  1. enter"" says:

    Bravo, dhe vetem bravo.
    Nje investim per tu pergezuar qe sjell pasterti ne nje zone me rendesi per te gjithe

  2. kozmo says:

    Tirana do te behet nje qytete modern me Erionin .
    Bravooooo je nje Shqipetar i vertete , na ben krenar kudo . Shqiperine e la pas dore Antishqipetari Berish . Uroj qe dhe fasadat e pallateve te vjetra te restaurohen .

  3. R says:

    Mos u gezoni kot. Berisha do filloje lufte civile dhe c’do gje do shkaterrohet prap.

    Malokistan 2 – Shqiperia 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje