Reklama e Budweiser shkakton debate pas ndalimit të mulsimanëve në SHBA

3 Shkurt 2017, 04:30Sociale TEMA

Spoti i ri i reklamës së birrës “Budweiser,” i cili përqëndrohet tek një refugjat që sapo mbërrin në Amerikë, ka shkaktuar mjaft debate pas publikimit në kulmin e momentit kur presidenti Donald Trump ka ndaluar udhëtimin e personave nga shtatë vende muslimane drjet SHBA-ve.

Megjithatë, kompania thotë se reclama nuk ka asnjë qëllim politik dhe se ajo kishte përfunduar disa muaj përpara se Trump të firmoste urdhërin ekzekutiv.

Spoti tregon historinë e mbërritjes së Adolphus Busch, një nga themeluesit e Budweiser, nga Gjermania në SHBA në vitin 1857.

Pas mbërritjes në Amerikë, Busch pritet nga një turmë e nervozuar njerëzish, të cilët bërtasin: “Nuk të duam këtu, kthehu në shtëpi!”

Megjithatë, fati dhe sjellja e vendasve ndryshojnë kur ai mbërrin në St. Louis dhe takon Eberhard Anheuser, i cili i ofron atij një birrë në bar.

Më pas, të dy do të themelonin kompaninë e njohur “Budweiser.”

1 komente në “Reklama e Budweiser shkakton debate pas ndalimit të mulsimanëve në SHBA”

  1. Sokol says:

    Nje pyetje juve te gazetes A krahasohet gjermoni me arabin?ketu ku jetojme cdo komunitet ka sjelle dicka te mire arabet vetem pisllik dembelizem welfare ferexhe e xhamija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje