Trump premton se do të ndreqë botën, por pse tingëllon e frikshme?

3 Shkurt 2017, 05:46Sociale TEMA

“Bota është në telashe, por ne do ta ndreqim, në rregull?”

Kështu u shpreh Donald Trump gjatë “Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve,” pak pasi kishte përfunduar një bisedë me kryeministrin Australian, gjatë të cilës, siç raportohet, Trump bërtiti dhe e kërcënoi se do të ndryshonte marrëveshjen për refugjatët dhe pastaj… i mbylli telefonin.

“Kjo është ajo çfarë unë bëj: rregulloj gjëra. Ne do të ndreqim gjithçjka. Besomëni. Kur dëgjoni për bisedat e mia të ashpra në telefon, mos u shqetësoni. Thjesht mos u shqetësoni. Ata janë të ashpër. Ne duhet të jemi të ashpër, është koha të tregohemi pak të fortë, njerëz.

Nga ne përfiton thuajse çdo vend i botës. Nuk ka për të ndodhur më.”

Por, ndërsa Trump përpiqet t’i qetësojë të gjithë, është e vështirë të kuptohet se çfarë do të rregullojë. Për të mos thënë se, e thënë prej tij, kjo tingëllon e frikshme.

Veç kryeministrit Australian, ai kërcënoi edhe presidentin meksikan se do mund të dërgojë trupa në Meksikë, që të “kujdesen” për kriminelët atje.

Pra, çfarë ekzaktësisht do të ndreqë Trump?

3 komente në “Trump premton se do të ndreqë botën, por pse tingëllon e frikshme?”

  1. thjesht says:

    Ç’ka per t’u trembur, ketu ? Tha, do bashkepunoj me Putin . Kur dy superfuqite e globit, punojne per paqe, ka rrezik ? Natyrisht, po qe i korruptuar ; gjej vrime e futu …..

  2. sarasvadicantra says:

    Ej sa te mira qe na solli 2017=ta! A thua te kete zbritur Zoti ?Nese e quan veten keshtu Trumpi,
    atehere gjithcka eshte e besueshme.Dhe Bota do rregullohet,ndryshe rrime ne Endera …te
    Frikshme.!!!

  3. Leone-53 says:

    Bota eshte “e semure” rende dhe ka nevoje edhe per Trump te tjere ketu ne Europe qe nuk do te vonojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje