Shembet muri në Mitrovicë, shefja e BE Apostolova: Këtu s’do të ketë më mure

5 Shkurt 2017, 14:07Rajoni TEMA

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka qenë e pranishme në momentin e nisjes së shembjes së murit në Mitrovicë, nga ku ka thënë se ai shënonte një moment tejet të rëndësishëm për qytetin e Mitrovicës.

“Nuk do të ketë më mure në Mitrovicë, ndërsa pas kësaj do të formohet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Apostolova, pas fillimit të punimeve për rrënimin e murit ilegal në Mitrovicë.

Dy ekskavatorë nisën punën afër mesditës së të dielës, ndërsa muri ilegal i ngritur në Mitrovicën e Veriut nuk do të ekzistojë më.

Rrënimi i murit vjen pas arritjes së marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve serbë të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Në një deklaratë të para pak ditëve, kryeministri serb Vuçiç, i cili u takua në Rashkë me krerët e “Listës Serbe”, tha se akordi për prishjen e murit bëhej për të dhënë sinjale se serbët nuk duan që situata të agravojë më shumë.

7 komente në “Shembet muri në Mitrovicë, shefja e BE Apostolova: Këtu s’do të ketë më mure”

  1. ILIRIA E BASHKUAR says:

    JO MURI JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO ASOSIACIONI

  2. .. says:

    Une jam filogreke o Arnauta dhe po ju them qe per nje muaj do e ngreme murrin ne koder te Himares derisa ta shpadhim Aytonomine

    1. I paemërt says:

      A nuk po vjen te na e rruash nje here poshte e lart more kurve interneti hahahahahahahahahaha ik laj breket se te vijn era shurre pastaj “ndertoni” murin ti dhe ato 5 morraceke filogrek ne Himare hahahahahaha

    2. Angelo says:

      Je filogreke apo greke? Jane dy gjera te ndryshme. Kur ste pelqen origjina pra ke turp kujton se po pjetdh greku per ty. Te pjerca trurin. Tradhtaret askush nuk i do. Nje fund kane si fundi i cameve

    3. adriatik says:

      Camet nuk ishin tradhetare perkundrazi ata ju kundervune shovinizmit grek i cili i pushtoj trojet dhe i diskreminoj si cdo popull tjeter ne te drejten e tij nuk mund te jesh tradherare kundrejt nje pushtuesi qe te ka pushtuar trojet e te masakro e deskriminon me kete mendim edhe ti nuk je larg mendimit i jorant te shkruesit me lart me .. (dypika) je i njejti m….

  3. Relax says:

    Qe sot fillojne pergatitjet per ndertimin e murit te ri,valle u besoni serbeve?Jane me murator se gollobordasit.

  4. rako ferra says:

    Duhet marre leja e beogradit qe te hedhesh nje mur te paligjeshem brenda territorit tend!!
    Ky eshte shteti sovran qe flet Prishtina dhe Tirana per Kosoven!!
    Zgjohuni perfundimishte dhe beni shtete dhe politike te jashteme pa ndihmen e patericave
    Me kete ndermjetesim Beogradi ka fituar shume dhe ne radhe te pare ate qe qe u ka treguare faktorit nderkombetare qe ngelet faktori kryesor mbi kosoven
    Nje qeveri legjitime duhej vetem te njoftonte Brukselin dhe Uashingtonin se do te hidhte nje mur te paligjshem duke vendosur normalitetin brenda territorit te kosoves pa marre marre parasysh se c mund te thoshte Beogradi
    Dhe ne fund te fundit c fare roli luan popullesia shqiptare ne Presheve!
    Eshte e vetmja menyre per ti thene Beogradit te mos luaj me serbet e Mitrovices dhe Kosoven
    Mur serbet ne mitrovice
    Mur dhe shqiptaret ne presheve
    Protesta serbet ne mitrovice
    Protesta dhe shqiptaret ne Presheve
    Per sa kohe nuk rrine urte serbet e mitrovices po aq kohe duhet qe edhe Shqiptaret e Presheves te shkaktojne trazira
    Eshte e vetmja gje qe do tu tregohet serbeve se ne qofte se duan veriun e Mitrovices duhet te japin luginen e Presheves
    Dhe kjo gje nuk behet me politike te jashteme me paterica ne emer te stabilitetit gje po con ne realizimin e planeve te Beogradit mbi Kosoven

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje