Lady Gaga i la me gojë hapur shikuesit anembanë botës me një performancë elektrizuese gjatë finales të Super Bowl-it, ndërsa ajo zbriti në mes të fushës, e varur nga vetëm dy litarë.
Ylli i muzikës botërore e nisi performancën e saj në pushim të gjysmës së parë të lojës, duke qëndruar në majë të çatisë së stadiumit të Houston-it.
Sfida e luajtur në 00:30 midis New England Patriots – Atlanta Falcons përfundoi 34-28.
James White shënoi pikët fituese në kohën shtesë, ndërkohë ylli i sfidës qe Tom Brady që fitoi titullin kampion të pestë në karrierë.
New England Patriots ishin 25 pikë pas, por arritën të fitonin për herë të parë në një finale në kohën shtesë.