Nuel Kalaj do të merret me forcë për të dëshmuar/ Arben Ristani: Ç’keni me të, 7 milionë eurot ia dha banka, le t’i gëzojë (dhe përdor argumentet e Zenit)

6 Shkurt 2017, 17:27Politika TEMA

Nuel Kalaj, ashtu siç kishte paralajmëruar, nuk është paraqitur sërish në Komisionin hetimor për aferën me CEZ.

Për këtë arsye, është urdhëruar që sekseri Kalaj të gjendet dhe të sillet me forcë për të dëshmuar.

Por, demokratët kanë qenë kundër.

Ata madje e kanë marrë në mbrojtje.

Arben Ristani ka deklaruar se Taulant Balla po e përdor politikisht Komisionin, për të sulmuar Kalajn.

Sipas tij, Komisioni s’ka pse merret me Kalajn, pasi 7 milionë eurot që ai mori cash brenda një ditë, sipas Ristanit, ia ka dhënë banka.

Por, Balla tha se pikërisht pse mori këto 7 milionë euro, Nuel Kalaj duhet të paraqitet të dëshmojë.

Ristani ndërkohë, ashtu si Shkëlzen Berisha një javë më parë, ka vënë në dyshim email-et që kompromentojnë sekserin Nuel Kalaj.

Sipas tij, nuk dihet nëse këto emaile janë origjinalë.

Ristani tha se edhe nëse janë të vërtetë, ato janë bisedë personale mes dy njerëzve.

PD tani nuk mjaftohet vetëm me mbrojtjen e Berishës dhe djalit të tij, por kanë marrë nën mbrojtje edhe sekserin e Familjes.

8 komente në “Nuel Kalaj do të merret me forcë për të dëshmuar/ Arben Ristani: Ç’keni me të, 7 milionë eurot ia dha banka, le t’i gëzojë (dhe përdor argumentet e Zenit)”

  1. Fan Noli says:

    O bubushe ik pi na teke raaki

    1. shqiptar says:

      O Arben Ristani kush te ka bere ty deputet o pijanec ordiner. Keni gjetur Edi Ramen qe sillet bute bute me ju, se do te qeverisi rehat, por ju duheni mbyllur ne burg per krimet qe keni bere.

  2. Andi says:

    E me mire e ka. Banka ja dha vet. Nuk i mori me force
    Pfft… sa te cuditshem jeni ju te PS-se

  3. "BOHOTINA" says:

    Ky eshte i pire edhe pa pire. E tregon qe ne pamjen e pare.

  4. saliu says:

    Nuk e di se si pranohet ky pijanec dhe buraxhi ne kete komision?!

  5. Spartaku says:

    Ja kush jane deputetet e pd-ke,si Ristani me budallenjet e tjere,qe mbrojne hajdutet,kriminelet.Duan dhe votat keta.Duan edhe pushtet keta bastarde.I duan po kush ja jep?

  6. maximus says:

    7 milione euro ka marre ky koqevari , imagjino sa kane marre saliu dhe i biri bashke.

  7. Shqupisti says:

    Le ti gezoje thot burgaxhiu dhe pijaneci drejtues i PD-es. Ja kjo fare e ndyre Kerkon te vije perseri ne pushtet o Shqiptare. Jepja perseri voten ketyre dallkaukeve, qe te vjelin milionat nga ty o popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje