Si “digjet” Adriatik Llalla dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nga ligji i ri

6 Shkurt 2017, 18:19Politika TEMA

Adriatik Llalla, bashkëpunëtorët e tij më të afërt, por edhe gjykatësit e Kushtetueses, ata të Lartë dhe gjyqtarë të tjerë, si dhe pjesëtarë të organit të akuzës të cilëve iu është revokuar viza amerikane, do të jenë të parët që do të skarcohen nga procesi i vettingut dhe nuk do të lejohen të punojnë në organet e reja të Drejtësisë.

Ky vendim, ende i pamarrë, pasi nuk ka nisur puna e vettingut, është i parashikueshëm, pasi një nga pyetjet e formularit të vettingut që i është shpërndarë prokurorëve dhe gjykatësve është: “A u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian?”

Nuk dihet ende se çfarë kanë shkruar në formularë subjektet të cilëve iu revokua viza amerikane.

Siç mësohet, vendimi për heqjen e vizës nuk ka ndodhur sot, por në ditët e para të janarit 2017 dhe të gjithë personat që janë penalizuar janë informuar personalisht nga Zyra Konsullore e SHBA-së në Tiranë.

Ndërkaq, plotësimi i formularit të vettingut ka nisur nga fundi i janarit, kështu që të gjithë kanë pasur kohë që ta tregojnë këtë fakt në shkresën që duhet të dorëzojnë tek Avokati i Popullit, raporton Tesheshi.

Ndërkaq, sot në mëngjes kanë ardhur në Tiranë tre zyrtarët e parë të Komisionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët do të merren ngushtësisht me procesin e vettingut.

Komisioni do të ndjekë nga afër procesin e kontrollit të deklaratave si dhe procesin e aplikimit tek Avokati i Popullit.

Komisioni do të drejtohet nga një zyrtare spanjolle që është edhe kreu i zyrës së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Brukseli ka zgjedhur drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera, që të drejtojë gjithashtu edhe kreun e EURALIUS-it në Tiranë, pas largimit të gjermanit Rainer Deville.

Genoveva Ruiz-Calavera ishte tre javë më parë ishte në Tiranë ku pa nga afër punën që po bëhej për realizimin e Reformës në Drejtësi.

Për rreth 20 vite ajo ka punuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ruiz-Calavera u bë pjesë e Komisionit Evropian në vitin 1992 dhe njihet për aftësitë e saj të mira menaxheriale. Para kësaj, ajo ka punuar në sistemin doganor në Spanjë. Zyrtarja e KE njihet si një njeri me autoritet dhe prania e saj në Tiranë do të ndihmojë në pastrimin një herë e mirë të Drejtësisë shqiptare. Një tjetër emër që është përzgjedhur si pjesë e ekipit është gjermani Reinhard Priebe. Ai u përfol se do ishte kryetari, por BE ka preferuar të vendosë një zonjë.

Reinhard Priebe ka dalë aktualisht në pension, mirëpo BE ka kërkuar ekspertizë të fortë për procesin vettingut dhe ka kërkuar mbështetjen e tij.

Në vitin 2004, ai ka qenë kryetar i grupit negociator të Komisionit Evropian në Shqipëri. Nga viti 2001 deri në 2006, ai ka qenë në krye të Komisionit të Jashtëm të BE për Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2011, ai u bë drejtor i Drejtorisë së Sigurisë në KE. Pas kësaj periudhe ai doli në pension, por sërish ka asistuar në KE. Në vitin 2015, ai ishte pjesë e një komisioni hetimor që u dërgua në Maqedoni, pas krizës politike të shpërthyer atje.

8 komente në “Si “digjet” Adriatik Llalla dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nga ligji i ri”

  1. fcb says:

    Te digjet e te percellohet jo vetem Llalla qe eshte komplet i paafte por cilido qe ka shtrire kthetrat ne gjakun e popullit fukara , nje per nje…..
    Reforma nuk duhet te anashkaloje njeri qofte ky Edi Rama , Ilir Meta apo Sali Berisha !!!
    Por une nuk e di pse jam skeptik , mbase kjo na eshte ushqyer keta 23 vjet Demokraci .

  2. koha jone says:

    Bravooo SHBA , tani Berisha dhe shoket e tij te drejtesise , do te fillojne te bejne kakardhi .

  3. Arturi says:

    Te ndizen motoret! ? ? ?

  4. rigoni says:

    Gelltit nje kazan corbe te prishur
    dhe e vjell nje dite.
    mendohu mire shqiptar
    mos voto per te sotmen
    voto per femijet e tu.
    ilir meta me voten juaj mbron tajaren.

  5. Rumania si shembull o Sunita trima says:

    Te vetemit qe duhen te kene frike jane fukarrenjte qe nuk paguajne dritat, ata qe vjellin miliona e kane ne terezi se kane mbeshtetjen me ze ose pa ze te EDVIN Rames dhe ata qe vjellin dite per dite si peshq te vegjel kane mbrojtjen e Peshkaqenit mETA.


    Mjaft me keto shaka serioze!

    Vetingu eshte kot pa eleminimin nga politika te ujqerve ne krye te Partive ne Shqiperi.

  6. Beni says:

    Ti jevgjit i janulla perderastit meso shqip njehere nuk i thone “vjell” por “vjedh” greki. Sa per ate punen e rumanise e ke mire por sa kohe qe kemi ende popull qw beson ende ramen meten dhe salen do te vazhdojme edhe ca kohe te sorollatemi kot dhe te kerkojme me shume nga jeta.

  7. Vos says:

    Reforma ne drejtesi eshte nje aksion I madh. Nuk besoj se ne praktike gjerat do shkojne sic trajtohen teorikisht. Kultura jone lindore, lidhjet e forta fisnore apo uria per para, nuk hiqen kollaj nga njerezit. Po u bene 80% e atyre qe thuhen, ne rregull.

  8. qytetari says:

    Po ikni more plehra se asnjeri prej jush dhe se bashku me ju edhe politikanet e te gjitha forcave politike, nuk e keni dashur dhe nuk e doni reformen ne drejtesi. Tani po del fare qarte se Shqiperia eshte kapur totalisht nga krimi i organizuar dhe qenka shume e veshtire per ta shkermoqur ate. Une mendoj se i duhet bere thirrje popullit shqiptar qe te ngrihemi te gjithe ne kembe per berjen e reformes ne drejtesi dhe jo per t’u shkuar nga pas politikaneve e Lulzim Bashes, Asnjeri nga keto nuk e don kete reforme. Ata kane shume frike nga reforma, ndaj dhe nuk po mundet te behet komisioni i Vetingut. Po Ilir Meta qe rrin aq urte e bute, ky eshte me i rrezikshmi i kombit shqiptar. ndaj puna e pare qe duhet bere, eshte arrestimi apo ndalimi I Ilir Metes, Sali Berishes e me radhe, vetem atehere do filloje A-ja e reformes. Dedl Ilir meta dhe thote se nje ambasador nuk mund te perzihet ne punet e brendeshme te nje shteti, ai eshte vetem ambasador. Po nese s’do ishin keta ambasadore, keta palo politikane do benin dasmen edhe me te madhe nga ç’e kane bere deri me tani. Kjo fare e keqe duhet zhdukur qe te mos mbije me o POPULLI SHQIPTAR, ngrihuni nga gjumi letargjik,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje