Britania e Madhe shkon në çerekfinalet e Davis Cup në tenis në mënyrën më të pamenduar të mundshme.
Kjo sepse tenisti i Kanadasë Denis Shapovalov u skualifikua sepse goditi me top arbitrin.
Takimet e mëparshme kishin dalë 2-2 dhe fituesi i përballjes Kyle Edmund dhe Shapovalov do t’i jepte vendit të tij fitoren.
Por gjatë lojës, në nervozizëm e sipër, edhe pse pa qëllim të keq, 17 vjeçari e gjuajti arbitrin më në fytyrë, duke i shkaktuar dhimbje atij.
Arbitri kryesor nuk kishte se çfarë të bënte tjetër, veçse ta skualifikonte atë.