Ky është momenti kur një vajzë 3-vjeçare rrëzohet në hapësirën midis trenit dhe platformës, ndërsa treni ishte aktiv dhe gati për t’u nisur sërish.
Pamjet e filmuara nga një kamera sigurie në stacionin Xining të provincës Qinghai në Kinë, tregojnë momentin kur vajza afrohet për të parë përmes dritareve të trenit, por rrëzohet duke rrezikuar jetën.
Megjithatë, ajo ka arritur të shpëtojë falë ndihmës së kalimtarëve, të cilët e tërhoqën sërish mbi platformë.