Mustafa Nano në Zululand ngre pikëpyetje mbi megaprojektin imagjinar të portit të Karpenit dhe denoncon rolin e Endri Fugës, "ortakut të kryeministrit", në këtë histori

7 Shkurt 2017, 20:13Sociale TEMA

Mustafa Nano është fokusuar sot te investimi i shumëdiskutuar mbi portin e Karpenit.

Nano ka bërë një resume të historisë së këtij projekti, të cilën gjatë gjithë emisionit e ka parë me dyshim duke ngritur pikëpyetje.

“Më bëjnë që ta shoh me dyshim një numër gjërash, siç janë fakti që kompania ‘Star Bridge..’ ka si kapital fillestar vetëm 100 stërlina, fakti që ajo është një kompani e re, disavjecare, fakti që një pjesë të aksioneve të veta ia ka shitur shpejt e shpejt një kompanie tjetër gjithashtu të re në Singapor (është fjala për kompaninë “One gate Asia PTE Ltd”), e cila po njësoj ka një kapital fillestar qesharak, fakti që ajo në periudhën 2013-2105 ka qenë në gjumë absolut (është pa asnjë aktivitet), fakti që të gjitha kompanitë e mëdha, emrat e të cilave përmenden nga qeveria, siç janë banka britanike e Investimeve, William Blair, kompania amerikane AECOM, kompanitë zbatuese gjithashtu me emër, mohojnë të kenë ofruar 5 miliardë dollarë, dhe thonë se ato thjesht janë kontaktuar për një projekt të tillë, dhe se ato kanë marrë përsipër një rol këshillues, asgjë më tepër, fakti që dy prej tyre nuk pranojnë të japin shpjegime, gjë e rrallë kjo për kompanitë serioze të botës, fakti që ligji për këtë koncesion u fut më 22 korrik 2016, një ditë pasi deputetët votuan ligji e famshëm për drejtësi, fakti që sipas ligjit që u miratua atë datë, për këtë koncesion, sot duhej të ishin mbyllur negociatat, duhej të ishte lidhur kontrata e ndoshta duhet të kishin filluar të ngrinin kantierin në Karpen, të gjitha këto pra të bëjnë të mendosh se ky është një projekt i mistershëm”.

Madje, Nano tha se, përderisa qeveria i ka ndërprerë infot mbi këtë gjë, i bie që ose kontrata është lidhur dhe mbahet, për arsye që vec qeveria i di, sekret, ose që kontrata nuk është lidhur e nuk ka për t’u lidhur asnjëherë.

“Ka më shumë mundësi kjo e dyta”.

Nano denoncoi dhe një rol të këshilltarit të kryeministrit për mediat Endri Fugës.

Për rolin e tij na bën me dije një prononcim i zëdhëdhënëse së AECOM-it.

Kjo e fundit u ka thënë gazetarëve të BIRN-it se “Unë nuk kam gjëra të tjera për t’iu thënë; për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni me këshilltarin për mediat të kryeministrit”.

“Ky është skandal!”, përfundoi Nano.

Nuk kuptohet se me ç’të drejtë është futur në këtë affare e në kontaktet me kompantë e interesuara një këshilltar për median i kryeministrin?”, dhe pas kësaj Nano, i cili e konsideroi Fugën si njeriun më të rëndësishëm të maxhorancës pas Ramës e Metës, dhe kjo gjë të krijon idenë jo të një këshilltari të kryeministrit, por të një ortaku të tij.

Linkun e gjithë denoncimit të bërë nga Nano mund ta gjeni këtu:

4 komente në “Mustafa Nano në Zululand ngre pikëpyetje mbi megaprojektin imagjinar të portit të Karpenit dhe denoncon rolin e Endri Fugës, “ortakut të kryeministrit”, në këtë histori”

  1. rey says:

    Per te dyshuar?!
    Kjo e qarte.
    Eshte skeme tipike e vendeve te lindjes dhe jugut te Italise se viteve 60.
    Lexo dhe do bindesh.
    Google e thjeshte.
    Aty ku kryeministri ben shume perpjekje marketingu, gjithnje fshihen te tilla cudira.
    Asgje s’ ka ndryshuar…si 4 vjet me pare.
    Zhurma per te shkuaren e Rames eshte karte (e luajtur mire), per te erresuar te tashmen.
    Kete kambane duhet t’a kishit degjuar dhe bertitur kur I vellai u gjend ne Kine ne tavolinen e nje projekti qindra milionesh dhe u justifikua -thjezht vizite me nje shok.
    Mos harro edhe skandalin ne us. Eshte mbuluar pak nga shtypi yne. 80000 usd per nje foto.
    Tjetri beri burg.
    Ky as nuk u diskreditua…por shmangi udhetimin ne us ne kohen e hetimit…frika se do te merresh si deshmimtar.
    Po ndodh shume me teper se cndothte nen Berishen. T’a gezojne 1 milion shpullat- e meritoni.

  2. sadushi says:

    Ky merr vesh nga te gjitha, intelektual tipik shqiptar. Di se çfare jane shoqerite, investimet, ekonomia, portet, multinacionalet, sterlina…e te mendosh se eshte nje ish oficer SHIK-u, çfare kuadrosh te papare qe kishim ore??? Lum Skrapari qe e nxori, kete koke si bythe vapori.

  3. Bardhi Tolabi says:

    O zoti Muc Nano,si njeri i shtypit,per te marre nje informacion ne Keshillin e Ministrave,kujt duhet ti drejtohesh,Kryeministrit apo te ngarkuarit te tij me shtypin?
    Nuk merrem me keto pune,por mendoj se per kete pune,jane njerzit qe paguhen rreth kryministrit,si ai Endri Fuga e te tjeret…

  4. Gregor Lato says:

    O Nano nga Zululadi, ke shprehur deshiren e ke dale vullnetar per te shkuar te punosh e jetosh ne Skrapar.
    Dikur vullnetaret iknin qe te nesermen per atje ku kishin deshire te punonin e jetonin, ti akoma s’ke levizur, apo e ke thene me shaka.
    Ik ore sa me pare e na lere rehat, se na plase shpirtin me gomarlleaet e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje