Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, ka zhvilluar një takim bilateral me ambasadorin amerikan Donald Lu.
Ky takim është zhvilluar në zyrën e ministrit Vasili.
Mendohet se fokus i bisedës së tyre ka qenë implementimi i reformës në drejtësi dhe puna për ta avancuar më tej në këtë reformë.
Takimi kokë më kokë është i pari që zhvillohet mes tyre, që pas betimit të Vasilit si ministër i Drejtësisë.
Më herët, ministri Vasili priti në zyrë edhe ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.