Pse trimërohesh zotëria i vrasjeve, vjedhjeve dhe i mjerimit?!

7 Shkurt 2017, 18:26Blog TEMA

Nga Anri Bala

Sa herë që flet apo përrallisë, aq herë e kuptoj se po i shton zullumet e tua, sidomos me ato që sajon lart e poshtë për të marrë një çertifikatë “virgjërie” para shqiptarëve. Nuk reshte së thirruri për kriminela, hajdut, vrasës, drogmen, a thua se vjen nga një planet tjetër… I shkreti ti, çuditesh dhe lemerisesh nga ato që shikon e dëgjon!

Aq shumë je magjepsur pas vetes e gënjeshtrave që thua, sa po bind dhe veten se vërtetë je i bukuri, i miri, i virgjëri politik… që i nevoj-itesh këtij vendi. Por bëj kujdes kur të shfaqet shëmbylltyra jote në moçalin në breg të Lanës, se dalëngadalë po të shket këmba, e po “mbytesh” në ujërat e zeza… në ato ujëra që i trazove vetë!

Je prototipi i një kapo bande! E di pse e them, sepse sillesh si i tillë?! E kupton fare mirë se njerëzit e kanë humbur besimin tek ty dhe anëtarët e tjerë të bandës, bëmat e të cilëve të gjithë i kanë frikë e i’u qëndrojnë larg… ndaj ndryshove taktikë. Nise “gjuetinë” në kërkim të njerëzve të “pashpresë”, të mërzitur e të dëshpëruar. Fatkeqësinë e të cilëve, ti e shfrytëzon duke i yshtur se herë fajin e ka Zoti, e herë fajin e ka qeveria!

Zot na fal, por si guxon të manipulosh zemërimin e tyre, për t’i përdorur për qëllimet e tua të këqija! Je prototipi tipik, i cili luan me problemet e njerëzve, me hallet e tyre, e mezi pret t’u ndodhi ndonjë gjë e keqe, e si një tufë orlash, ti me bandën tënde, ngriheni fluturimthi të kapni viktimat e radhës!

E pështirë është mënyra si i përvishesh me psherëtima fjalësh të “ëmbla” në vesh, duke i kërkuar t’ia “shesin” shpirtin djallit (ty), duke shfrytëzuar dobësitë e tyre, në mënyrë që t’i përdorësh për interesat e tua të ngushta, se interesat e tyre i pate të gjitha në dorë, e s’denjove të bëje asgjë.

Na hiqesh si melek (ëngjëll)! Na bredh qyteteve si Luli i Nazaretit, ai i shpëtimit… e jo si Luli i SHQUP-it, sikurse je… Luli i vrasjeve, vjedhjeve dhe i mjerimit! Qytetet i katandise në fshatra të mjerë, por prapë guxon të mashtrosh shqiptarët se, pasi të jenë bashkuar me ty, nuk do t’a ndjejnë më peshën e varfërisë, taksave, shëndetit, sigurisë, të ftohtit e dimrave që do të vijnë, peshën e faturës së energjisë elektrike…!

Vërtetë mendon se ata do të të besojnë?! Vërtetë i’a ke mbushur mendjen vetes se ti do t’ua kthesh shpresën! Ti i “virgjëri im”, trashgimëtari, ti duhet ta drejtosh këtë vend?! Nuk besoj se je kaq i marrë, zoti hajdut i virgjër. Ti nuk ke turp dhe nuk skuqesh, por duhet të zverdhesh kur të kalojnë ndërmend milionat e eurove të plaçkitura kudo, prandaj dhe je emëruar kryekapobande… për këtë punë… sepse je mjeshtër për të vjedhur!

Ti duhet të zverdhesh vetëm ta mendosh, e jo më t’i kërkosh popullit shqiptarë, që pasi i injektove frikën se po të dalin në protesta “ne të vrasim”, siç vrave 4 njerëz të pafajshëm në mes të bulevardit, u kërkon sot të dalin si rumunët?! Fal teje, protestat nuk janë më njëlloj o “Luli i Vuajtjeve dhe Mjerimit”, atij të madh e atij të vogël! Ndaj ti ose je çmendur, ose je trimëruar pa e kuptuar dhe vetë përse?!

Nuk besoj se shqiptarët shumë herë më inteligjentë se ty, nuk e dinë se çfarë kërkojnë rumunët? Nëse ti nuk e di, apo bënë sikur nuk e di, ta them unë:

Rumunët kërkojnë që hajdut si ti dhe banda jote, që janë pasuruar në kurriz të popullit duke ndërtuar vila dhe saraje, të përgjigjen për paratë e grabitura, sepse nuk ka Zot (ai i Joni, jo ai i juaji), që i bind se i kanë fituar me djersën e ballit!

Rumunët kërkojnë të “kryqëzojnë” para drejtësisë, vrasës, të korruptuar, kriminelë e hajdutë.. e askush të mos i nëpërkëmbë duke dhënë shfaqje drejtësie!

Rumunët kërkojnë që të zhduken nga politika ish-komunistët e Çausheskut, si kryetari i juaj… de fakto!

Rumunët kërkojnë që Ristani, Giu, Shyqyriu, Mediu, Majlinda… të mos falen nga drejtësia!

Rumunët ashtu si edhe ne për vendin tonë, kërkojnë që të gjithë ato që u kanë shkaktuar dëme vendit të tyre, të gjykohen e të dënohen pa mëshirë!

Mirëpo unë nuk po të kuptoj, as ty e as ata që rrinë krahë teje, që largëqoftë i ke bindur të protestojnë, çfarë i lidh me popullin rumun?! Shiko njëherë rreth e rrotull, se mos gjen edhe ti ndonjë ngjashmëri me këta njerëz, kundër të cilëve ata po protestojnë!

Unë e di çfarë të trimëron ty dhe gjithë ato që do e “hajnë” si ti: Paraja e “gjakut” që keni bërë! Por mos i beso shumë parasë, sepse ajo është si puna e kur*ës: Nuk rri në xhepin e askujt dhe kur nuk është me djersë… ikën pa e marrë vesh! Andaj dhe ti, e shumë si ti, shpejt do të luteni: Ç’i bëra vetes që i gënjeva!

44 komente në “Pse trimërohesh zotëria i vrasjeve, vjedhjeve dhe i mjerimit?!”

    1. Kujtimi says:

      Basha theret Hajdut se vodhi rrugen e kombit . Theret kriminel se vrau 4 protestus ne mes te bulevardit , Theret per droge ky pinte birra ne Lazarat me drogment , sa per te nxier vrer kudo per shqiperin eshte LLAPAQENI ME I MATH QE KA PAR SHQIPERIS , Sa per genjeshtar nuk ka shokun. Shkurt eshte nje pler

    2. Kujtimi says:

      Jep komentet o Tema

  1. vjola says:

    Te lumte . Keto jane fjalet qe i shkojne ndermend te gjithe shqipetareve te vertete .

    1. Kujtimi says:

      Basha theret Hajdut se vodhi rrugen e kombit . Theret kriminel se vrau 4 protestus ne mes te bulevardit , Theret per droge ky pinte birra ne Lazarat me drogment , sa per te nxier vrer kudo per shqiperin eshte LLAPAQENI ME I MATH QE KA PAR SHQIPERIS , Sa per genjeshtar nuk ka shokun. Shkurt eshte nje pler . Sa per trim nuk cfar ti thuash, dhitet ne brek

    2. Kujtimi says:

      Basha theret Hajdut se vodhi rrugen e kombit . Theret kriminel se vrau 4 protestus ne mes te bulevardit , Theret per droge ky pinte birra ne Lazarat me drogment , sa per te nxier vrer kudo per shqiperin eshte LLAPAQENI ME I MATH QE KA PAR SHQIPERIS , Sa per genjeshtar nuk ka shokun. Shkurt eshte nje pler . Sa per trim nuk cfar ti thuash, dhitet ne brek,,,,,,
      ……

      1. Lugati says:

        alo kujtimi ke te drejte ke shume gjona por. viktimat e bulevardit i boni lugati kryeminister i ripjelljes qe per ambicje politike personale i coje ne proteste e vete pite kafe..pranej shkruji gjonat sic jane jo tu rrejte..mu ke bo si ciuaua ripjelljes erjon brace ….apo je ti?????

    3. Kujtimi says:

      Jep komentet o Tema

      1. Grigor says:

        Shkruan mire, dhe jam dakord me ato që shkruan. Por vetem nje gje. Bej pak durim mor burre i dheut. Po nuk ke durim fare. Gjerat e mira vijne per ata qe presin. Shiko reklamen e birrës Grolsh.
        Eej, mos i merr gjerat shume seriozisht se une dhe to nuk e rregullojme dot boten me komente tek gazeta Tema. Po qe per t’i bere gjerat drejt, une dhe ti duhet te dalim ne rruge, te mbledhin sa me shume njerez per te protestuar qe te zbatohet reforma ne drejtesi dhe te denohen Berisha me Bashen. Po qe nevoja edhe Rama bashke me ta. Edhe Ilir Kokelopa.
        Por une nuk jam dhe aq trim. Po ti, je trim? Dil pra, se po nuk doli populli te marre fatet e veta ne dore, nuk rregullohet Shqiperia. Popujt perendimore kete kane bere, por para disa shekujsh ama.
        Ne duam te na i bien gati, bertasim “shteti, shteti”, por as taksa nuk duam te paguajme. Gjykatesi vjedhur ne mes te dites, deputeti vjedhur ne mes te dites, por ne nuk bejme ze. “Ç’me duhet mua? Mua Ilir Meta na futi djalin ne pune”. O ty ta futi Ilir Meta sa krahu.
        Prandaj miku im, nuk behet shteti me lepuj. Shteti behet me burra, me luane. E, burrat kane ikur, ose nuk kane qene fare. Sepse shqipetaret thote “larg nga bytha ime”.
        Kur ne shqipetaret te behemi bashke, te derdhim gjak per demokraci, te mos shitemi per dy thase miell tek Ilir Meta, atehere do vije Europa tek me dhe do thote: “Aman futuni ne Bashkimin Europian se kemi nevoje per ju”.
        Tani ne po kerkojme te futemi si lypsare, ashtu siç kemi bere gjithmone.

    4. Ooo says:

      O Lulush o fare e keqja..

    5. Oops says:

      O Lulush o fare e keqja..

    6. Oops says:

      O Lulush o fare e keqja..

    7. Oops says:

      O Lulush o fare e keqja..

      1. DYPLLOMSHI says:

        jo shani kot kshu lexoni GRIGORIN. . kushdo qofte dhe veprojme kshu bohen gjonat .jo llap llap

    8. Oops says:

      O Lulush o fare e keqja..

  2. Lennard says:

    Te lumte pena.Shkrim efikas.Po ke harruar pa cituar keqberes me te medhenj:sale-Gerdecin,Mediun,Zenin,Boden,Rrulin e ca Zagare te tjere te kategorise Superiore

  3. koha jone says:

    Bravo , i meriton te gjitha ,ndoshta dhe me shume , por Luli vocerr , nuk ka turp per asgje , ai tashme i etur per pushtet , e genjen ajo mendja e vogel qe ka , se me mashtrime do te triumfoje . Ai nuk kerkon te mbushi mendjet e zgjuara , por shkon tek cdo analfabet dhe kerkon ti nxjerre ne rruge per te protestuar .GJYNAH TE MJERET E BESOJNE LULIN DINAK , DO TE FILLOJNE TE SHKULIN PLLAKAT PERSERI, QE TE VIJ LULKA NE PUSHTET ,QE MOS ARDHTE KURRE .

  4. racionali says:

    Bravoooooo Anri Bala.

  5. Gregor Lato says:

    Akoma me i forte dhe i pameshirshem me kete fare te keqe.
    Te propozohet nje ligj per konfiskimin e pasurive te ketyre mega HAJDUTEVE E VRASESVE.

  6. alphade says:

    O Basic ! Mziun , benjamini juaj eshte atje pse nuk i zgjidh
    problemet e familjeve apo edhe kete ja kerkoni Rames !
    Ndonje dite ju do ta akuzoni Rames pse nuk mbarrsen
    mushka e Xha Xhebri Gjikes ?! Ju jeni thjeshte turpi i Botes !
    Shqiptaret dhe bota ju njeh juve fare mire,dhembe e dhemba-
    lle , ju jeni hajna dhe vrases ,prandaj nuk keni te drejten mo-
    rale te akuzoni te tjeret kur ju vete jeni zhytur ne llumin e
    hajse dhe te tradhetise !

  7. Orli says:

    Kesaj radhe luli(ne hollandisht) ju ka premtuar fshatarve te mulit se do te ju ndertoje nje linje tramvaj.

  8. Treviso says:

    Mos e merrni serjozisht Lulushin. NNe demostrate nuk dalin as te zgjedhurit e partise,as deputetet qe perfaqsojne partine. Ne Demostrate munde te dali vetem banda, dhe ato do kene frike , se nuk duantebijne ne sy para reformes qe filloi te levize.

  9. rudi says:

    ah mor Gregor Lato po ligjin duhet ta aprovoje Meta e beson ti kete?A NUK ISHTE SHKATAR VIDJOJA E PAZAREVE META PRIFTI I GREVES TE 21JANARIT?Keta jane mer njerin e plase me tjetrin ne se lulja vodhi nje maune me dy akse me lek shqiptare gojet e liga thon se meta e kish me tre akse ec e gjeje i dashur gregor

  10. John by John says:

    U te lumte ty te lumte.
    Po kot nuk te kam shok ne fb
    U te lumte k….. te lumte
    Kalemi i mprehte,kurre mos tu keputesh.

  11. John by John says:

    U te lumte ty te lumte.
    Po kot nuk te kam shok ne fb
    U te lumte k….. te lumte
    Kalemi i mprehte,kurre mos tu keputesh.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      si ka msu ripjellja hypin perpjete e hapen bythesh me i laskar pallatesh si ANRI BALA.. haaaaaaaaaahaaaaaaa

  12. Ehhhhh says:

    Respekte autorit.Nga te paktit qe thote ate qe mendon populli i thjesht

  13. Edheune says:

    Pa e lexuar, me mjafton vetem titulli. Po c’te beje? Asnje bure nuk e pranon qe eshte dhjere ne mbathjet e tij pa ja ja zbathur. Ketij i duheshin hequr prej kohesh breket po ja qe e dine te gjithe punen e drejtesise se Berishes ose punedhenesit te tij, ose thene ndryshe tutorit te tij.
    E quaj skandaloze per te majten qe e lejon kete njeri te beje akoma te ndershmin. Sigurisht qe shumisa e njerezve e kuptijne hipokrizine e tij tashme te terbuar nga frika por ti behet thirje te djathteve qe te kuptojne se pa Lulin e Berishes dhe pa Berishen pas Lulit ata, vetem per pak vite, do te jene edhe me njerez edhe me te qete ne familjet e tyre edhe me mire ekonomikisht.
    Kam nje pjestar ne familje qe me thote: – Mire ua ben ketyre te majteve, kur keta s’kane patur force ta ngrejne kete popull ne kembe per te kerkuar prej kohesh drejtesi per qindra te vrare, per miliarda te humbura, per shkaterime institucionesh e shperfyterim imazhi te Shqiperise. Te gjitha, te gjitha keto ne periudhat qe ka qene ne pushtet e djathta e Lulit te Berishes.

  14. Tony says:

    Bravo . E ke shkruar sakte per kush ka pak mend ta kuptoje.

  15. Jari says:

    U te lumte …ty ore te lumte,
    po kot nuk te kam shok ne fb.
    Ty te lumte k… e mos te humbte,
    kalemi jot i mprehte,ty te lumte…..

    Pa me bej nje like se u lodha…..

  16. Shigjeta says:

    Ik o lul kellira, ti kryeminister nuk behesh jo 1jete te te jape zoti ,por 10 jete kot llomotit, nuk te degjon njeri nuk te beson , u dogje dhe bashke me ty dhe enderat per kryetar shteti ,thjesht zbaton sistemin e vjeter te futbollit qe sulmi me i mire eshte mbrojtja , ruan bythen se mos e rasin brenda

  17. Drejtësia says:

    Në mos sot nesër do ta marrësh e do ta vuash atë që meriton o hajdut me çizme,o vrasës gjakftoht.
    Ti kurrë nuk do kesh shancin të kesh në dor fatin e këtij populli.
    Lus zotin ato që i ke vjedhë këtij populli ti harxhosh duke bërë kimjoterapi bashk me familjen tënde të shushunjave.
    Shurrën do tju bëjnë mbi varr shqiptarët rracës suaj.

  18. tomi says:

    nje bravo shume te madhe per shkrimin shume e sakte…………………..

  19. jani says:

    E pate kete karagjozin e shqup , kish shkuar ne nje familje ne kanez krywfamiljari i tw ciles ishte ne burg per vjedhje energjie. Kjo familje w papune kish nje shtepi ku vetem mobilje guzhine shkonin 5- 6 milion lek poe qe nuk paguante energji . E vidhte . Kjo lulja e PD mashtron do jap falas 200 kw per familje ne nevoje si kjo e kamzes . O medet per ty o palaco. Protesto per korrupsionin por mos harro te cosh ftese qe te vije ne proteste dhe Zeni me Abin. Koha juaj perwndoi ta harroni pushtetin dhe mendoni si do paguani zullumet qe keni bere.

  20. duno says:

    E zbrazi edhe nje pushke tjeter evgjiti ky katundari i Librazhdit kelysh i Edvinit dhe langoi i Taulantit per te rikonfirmuar karakterin e tij prej krimbi . Lulezim Basha mund ti kete bere vertet ato qe ti thua por ai nuk ka qene e nuk eshte kurre i vetem e sivellezer te tij ka ne te gjitha cepat e politikes perfshire edhe idhullin tend Edvin , Te trajtosh njerin krah si djaj e krahun tjeter si engjej nuk ben gje tjeter vecse te kunderten e asaj qe i ke vene qellim vetes e Lulit mos ti beshe dot asgje , megjithse shfaqesh si luan gati per ta shqyer . Ne zinxhirin jerarqik te bishave ti nuk je luani i tmershem , as hiena dinake e gjakatare mbi trupin e viktimes . Nuk je bile as sorra e zeze qe grryen skeletin mos gjeshe ndonje cope te ngelur nga gostia e te medhenjve , Ti je thjesht nje krimb qe gjen dicka per te mbijetuar vetem mbasi jane ngopur gjithe te tjeret .

  21. artan says:

    Sh bukur sh guxim sh detaje….gjithashtu sh sh kollaj ( e lehte ) dmth te shkruash per ”politikanet” shqipetare,sepse nukmamerrmendja qe kemi nje pike referimi ( politikan ) qe te benim nje krahasim me kte Lulin apo kedo, megjithate qe” nje dhe nje bejne dy” e dime te gjithe ashtu si dhe shkruesja e ketij artikulli shkruan gjera qe i degjon perdite neper kafe apo biseta banale te perdit’shme! Une jam qe 26 vite larg vendit e sinqerisht ndoshta nuk me takon te perzihem shume se i bie ta keme bojkotuar nder te paret vendin Tim por ashtu ishte thene e ngecem kendej, por ama nje gje e di te sigurte; kushdo qe ishte ne pushtet kto 25 vite ka bere ashtu si do bejne ata qe doe marrin 25 vitet e ardhshme!!! Cfare fatkeqsie!!! Ky eshte realiteti lali dhe do sdo ti pranoje!
    p.s
    per shkruesen; te lumte dora !!!!! pooooor rrjeshto dhe 178 emra te tjere te lutem , apo ndoshta kam harruar nja 206 te tjere…
    Normale qe kam te drejte!!

  22. Patrioti says:

    Rruga me e mire eshte qe me 18 shkurt populli (ne qoftese ne shqiperi ka) te ngrihen ne proteste kundra Lilit dhe pro ambassador Lu, pastaj komentoni dhe kerkon I llogari

  23. Shqiptari i revoltuar nga Kosova says:

    Bravo Bala..! Ky hipokrit, vrases e hajdut exelent do demaskuar dite e nate..! Pasi vodhi hiç ma pak se 300 milion dollar dhe pasi vrau 4 protestues te “armatosur me çadra dhe stilolapsa me helm” therret si i çmendur kapeni vrasesin e hajdutin.
    O TEMPORA O MORES..!

  24. Po ky Ben blushi ose bojaxhiu apo kreshniku I maleve a do ti bashkohen saliut ne proteste qe do te tregoje para nderkombetareve qe edhe Populli eshte me ne dhe Jo me ju persa I perket reformes ne drejtesi. Per mendimin tim nese reforma ne drejtesi nuk realizohet sipas nderkombetareve ky popull do vuaj per shume vite po nuk pati drejtesi nuk ka investime.

  25. Devolliu says:

    Nuk e mbaj dot të qeshurën kur dëgjoj këtë kërriçin Lul-ush të Sali Kriminelit, kur thotë “nesër unë Kryeministër do të bëj këtë e atë… ”
    Kur të qethen viçat, themi në devollinjtë, ke për tu bërë kryeministër ti o kërriç.

  26. Rakia e Skraparit says:

    Ndonje komentus eshte i shqetsuar qe pse Luli nuk shperblehet dhe me shok ne kete shkrim qe i tregon zorret Lulit. Ka te drejte por shkruesi nuk ka car te tregoj me para. M gj.ate zoteri per hajdutin numer 2 ose ndoshta eshte numur nje mendon avokat Taku. Dhe Takut i lumte per kurajon se nuk e harron floririn. Me falni se nuk e percaktoj dot kush eshte hajduti numer nje Sala opo Likja. Me shkon mendja te nderoje me vend te pare Liken. E dini pse? Sala shume here u bente pjese shokeve por Likja jo. Kam degjuar qe ai pjeset indante : 10 pjese per vehten dhe nje pjese per ate qe bente veprimin. Keto jan historira te bllokut BLU.

  27. Fatmir Lohja says:

    Ke tre vite qe e shpreh taksen e sheshte.Kam degjuar shume shifra ne vite e vende te ndryshme.Sa e ke lene ne fund!?Invetitoreve italjane u the 9 perqind!?A eshte e vertete!?

  28. Atlantikasi says:

    Pa u demokratizu Serbia, ne Shqiperi do te shumzohen nAtle kube modele si Basha. Kete politiken tone e bejne njerez makna dhe ne shumice levantin.

  29. imigrante says:

    Na e peshtir sa here e shohim,ne tv ky manikin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje