Portalet e Zenit e gjetën zgjidhjen: Postojnë komente tek Huffington Post kundër Donald Lu dhe i ribotojnë këtu si shkrime

8 Shkurt 2017, 20:07Sociale TEMA

U bë e disata herë që portalet e financuara nga Zeni po i paraqesin publikut shqiptar komente të postuara të Huffington Post si shkrime autoriale të gazetës.

Bëhet fjalë për Luke Coffey, një stazhier i angazhuar në një ekip lobistësh paguar nga Tirana.

Coffey poston komentet e veta të përkthyera nga shtypi i PD në Tiranë në anglisht, pastaj portalet e Zenit i rimarrin prapë në shqip, si shkrime të Huffington Post.

Prej disa kohësh, faqja Huffington Post, që e ka nisur jetën si një blog i hapur, u mundëson të gjithëve që të shkruajnë aty, në seksionin e kontributorëve.

“Kontributorët kontrollojnë vetë punën e tyre dhe postojnë lirisht në faqen tonë. Nëse doni ta etiketoni këtë shkrim si abuziv, na shkruani,” thekson Huffington Post, duke shtuar se ata bëjnë thjesht hostimin.

Në këto kushte, shkrimi i Luke Coffey nuk është një kontribut gazetaresk.

Gjithkush nga ne mund të bëjë një shkrim në këtë seksion të HuffPost.

Para disa muajsh, në blogun e tij në Huffington Post ai shkroi një artikull me akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për çështjen e kanabisit.

Në shkrim thuhej se Tahiri po mbron trafikantin Klement Balili.

Të tilla postime vijnë në kohën kur Departamenti i Shtetit ka shprehur mbështetjen e tij për deklaratat e Donald Lu dhe duket se i shërben më shumë politikës së brendshme shqiptare.

Nesër mund të lexoni për shembull që Shkëlzen Berisha ka udhëtuar më katër të mëngjesit në Vjenë, por ndryshe nga sa e akuzojnë, ai ka udhëtuar në klasin ekonomik, jo në biznes klas, çka d.m.th që nuk është hajdut.

Dhe në aeroportin e Vjenës nuk e ka prit Nue Kalaj, siç e akuzojnë.

9 komente në “Portalet e Zenit e gjetën zgjidhjen: Postojnë komente tek Huffington Post kundër Donald Lu dhe i ribotojnë këtu si shkrime”

  1. Lonora says:

    Pa harruar diven e Leskovikut, Loliten e Shqupit ne Tirane, aktoren hollivudiane trupjerdhur Lorena Hida, qe fansat mund ta gjejne ne keto profile:

    -Facebook- Profili origjinal http://www.facebook.com/stil.suburban
    & Profili fallco “Juna Junida” https://m.facebook.com/profile.php?id=100013803620674
    -lmdb- http://m.imdb.com/name/nm6951691/
    -LinkedIn- https://al.linkedin.com/in/lorena-hida-00111197
    -Twitter- https://mobile.twitter.com/LorenaHidaZzzzz
    -GazetaTemA- http://www.gazetatema.net/web/2017/01/19/gafa-e-pd-i-nis-mediave-dokumentet-me-logon-e-faqes-lolita/

    1. adi says:

      Per rilindasit Donald Lu eshte amerika.
      Ndersa Donald Trump eshte nje tip kot fare atje ne amerike, bile bile Trump eshte ai tipi qe I con kafene Lu_se.
      Ec e mere vesh ti kete llogjike.

  2. Mjerani says:

    Mero,
    Ketu ke cv e ketij bobit. Heritage Foundation, cnn, foxnews, al jazeera, bloomberg, etc nuk jane te gjitha portalet e Zeenit

    http://www.heritage.org/staff/luke-coffey

    1. Mjeracaku says:

      Dhe cfare thot aty re i mjer? Thjesht thot qe eshte intervistuar nga ato media, por jo qe punon apo ka punuar per to.

  3. Astrit says:

    O gazetar loqe po BW portali Xenit eshte ?

  4. Toni says:

    http://m.huffpost.com/us/entry/us_589b2106e4b02bbb1816c1bd

    Mos genjeni kaq hapur tema ja dhe shkrimi origjinal, verifikojeni vete eshte koment apo shkrim

  5. Raimond vlonjati says:

    Lu-ja po ben gati valixhet ne keto momente

    Ai do iki dhe me duket se do narre me vete dhe Edin

  6. Spectrum says:

    Je i madh Mero shume e sakte politikanet tane mbeten diletante dhe nuk arriten te kuptonin politiken edhe pse 25 vjet u morne me te,koha mbaroi per cubat e Moskes do sekuestrohen pasurite e atyre qe shkateruan ekonomine dhe vodhen pasurite e vendit e atyre qe u perpoqen te na tregonin kapitalizmin si sistem pa vlera ndersa vete hengren u Veshen u Argetuan dhe argetohen ne vendet perendimore keta te pa nginjur qe u ben kapitalist pa asnje ore pune po vetem duke vjedhur popullin e tyre keta medioker qe kane per shume pak kohe akoma ne dore shtypin dhe perpiqen te genjejne veten dhe te tjeret qe nuk do ndershkohen koha Juaj mbaroj si mbaroj ajo e sadamit ,e kadafit me pasurira 100 fishin tuaj,udhetim te mbare ne ferr o plera

  7. Shabani says:

    Legena postoni komentim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje