Ata u takuan në një restorant në Brazil, për të përcaktuar marrëveshjen e divorcit: Bashkëshorti, gruaja dhe babai i kësaj të fundit.
Por, biseda ka marrë një rrjedhë të frikshme, kur burri ka nxjerrë pistoletën kundër bashkëshortes së tij.
Momenti tronditës është filmuar nga një kamera sigurie brenda restorantit.
Çifti shihet teksa përleshen, ndërsa gruaja dhe i ati përpiqen t’i marrin armën burrit. Por, gjatë përleshjes, arma është shkrepur tri herë, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen.