Trinia e shenjtë e Dritëroit që nuk ishte shenjt

8 Shkurt 2017, 21:15Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli 

 

Zakonisht ishte e shtypur në një letër me madhësinë e një pothuaj letre hundësh. Nga ato që shitësit e sotëm ambulantë e shesin për 20 lekë.

Dikur kushtonte sa fati i një jete.

Copëza magjike e letrës me ngjyrë të vërdhë të pistë – nga njëra anë me pak shkëlqim dhe nga ana tjetër me një “mat” të zbehtë – shkruhhej me makinë shkrimi me një tekst standart. Pak a shumë, nën emërtimin” “Vërtetim”, ajo dëshmonte se nxënësi filan kishte shfaqur prirje për letërsi dhe ishte i talentuar. Vërtetimi i lëshohej për efekt të studimeve të larta universitare. Në shumicën dërmuese të rasteve ajo letër jo vetëm pinte mjaftueshëm ujë, por premtonte të dehte me lumturi për gjithë pjesën tjetër të jetës mbajtësin e saj.

Dritëro Agolli ka firmosur me dhjetra dhe ndoshta qindra të tillë vërtetime. Ato u shërbenin të rinjve që kishin problem me të drejtat e studimit që afronin strukturat shtetërore të kohës. Sot është e pabesueshme sesi disa njerëz krejt anonimë të një seksioni arsimi në komitetet ekzekutive të rretheve, vendosnin nisur vetëm nga një notë mesatare gjimnazi se çfarë të drejte studimi do të merrte njëri apo tjetri nga adoleshentët rinisë komuniste të kohës. Të merrje të drejtën për të studiuar për mjekësi, për zooteknikë, për letërsi apo për inxhinieri minierash, për ta ishte njëlloj, por për individin kishte ndryshimin që kishte vagina për gjeologun dhe struktura gjeologjike për gjinekologun

Dritëro Agolli e ndopak të tjerë – Nasi Lera ishte një nga ta – arrinin të mposhtnin zemberekun e ndryshkur komunist me atë copëzën e letrës të verdhë që vërtetonte talentin letrar të nxenësit filan. Apo në raste të tjera shumë më specifike, ndihmonte nxënësin tjetër filan që kishte probleme biografike apo tjetrin dhe tjetrin që kishte matematikën apo historinë e ppsh-së nën notën tetë, që të preknin ëndrrën universitare. Në kushtet e sistemit kjo ishte pothuaj një kryengritje.

Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, një nga organizatat komuniste me të rëndësishme në sistemin e shkuar, por pa asnjë lidhje direkte me ministrinë e arsimit, komitetet ekzekutive apo dhe vetë universitetin e historisë dhe filologjisë, Agolli kishte shumë më tepër se autoritetin e institucionit të tij. Ishte padyshim një nga njerëzit më të rëndësishëm të Tiranës, sa për atë që kishte shkruar si letërsi, po aq edhe për marrëdhëniet njerëzore që kishte krijuar.

Ishte një nga pak njerëzit e mirë në atë kohë të ligë!

Ishte nga njerëzit që siç do t’i shkruante vetes në epitafin e të nesërmes, do të donte të bënte më shumë të mira, por nuk e kishin lënë.

Dritëro Agolli e kishte të pamundur të dilte jashtë kornizave të sistemit; ai ishte bir i sistemit në fillim, u bë at i tij në moshën e pjekurisë dhe më pas, një nga varrmihësit më të rëndësishëm të tij kur vetë sistemi nisi të japë shpirt.

Dritëro Agolli nuk ishte shenjt. Një shkrimtar nuk mund të jetë kurrë i tillë! Por në rastin e shkrimtarëve, ato çfarë duken dhe janë vese në këmishën e një njeriu të zakonshëm, në bluzën e shkrimtarit janë virtyte. Rakia që pinte ishte virtyt, për shembull. Nëse të tjerët në të njëjtën rrethanë do të quheshin pijanecë, Dritëro Agolli meritonte si spaletë fjalën që vet kishte shpikur në shqip: pijëtar.

Pa mbushur ende javën e largimit nga jeta, për Dritëroin u shkruajt dhe u fol shumë. Kryesisht lëvdata. Dritëroi “…ishte miku që e donin me shpirt miqtë dhe e respektonin pa kushte kundërshtarët…”, tha për të Ilir Meta, ish-kolegu i shkrimtarit në parlament. Miq kishte të majtët që si rregull e duartrokitën, kurse kundërshtarët e djathtë në shumicë e nderuan me heshtje. Një pakicë e përzjerë mes të majtës dhe të djathtës edhe e sulmoi. Atëherë kur ai vetë nuk mund të mbrohej më.

Njerëzit e njohur të një vendi zakonisht kalojnë në një cikël të çuditshëm që përsëritet në mënyrë ngjethëse. Duhet të kalojnë shumë e shumë vjet pas ikjes të tyre, që të harrohen të zakonshmit, të shuhen interesat, mllefet, mëritë, dashuritë, shkëlqimet e rreme dhe duartrokitjet hipokrite dhe befas, të vërtetët, vetëm të vërtetët, rikthehen sërish në kujtesë. Ndonjëherë me një shkëlqim edhe më të fortë se në ngjallje. Me befasinë që sjell edhe rizbulimi, edhe malli e respekti për të ikurin. Dritëroi i ka shpëtuar këtij rregulli sepse të paktën një pjesë të këtij cikli, atë me shkëlqim të fortë dhe kritikë të egër, e rijetoi menjëherë mbas vdekjes së tij.

Kush i kërkon sot shkrimtarit të realizmit socialist që të bënte heroin antikomunist dje, e ka harruar atë kohë ndryshku. E ka harruar atë mekanizëm që në të gjitha “demokracitë popullore” të lindjes ishte përbindëshi që hante bijtë. Dhe që në Shqipëri nuk kurseu askënd që kishte kursyer vdekja natyrale. T’i kërkohet Dritëroit kjo gjë sot, njëlloj siç i është kërkuar me vrer në këto dy dekada e gjysëm edhe Kadaresë, është e njëjta gjë si t’u kërkoje dje të vetvareshin në sheshin Skënderbej, siç thotë me mllef vetë Kadareja.

Shileri, klasiku i madh gjerman, dikur fliste për “…murgjër që u binte të fikët për hiçmosgjë, por që kritikonin taktikat e Hanibalit…”; me rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, në këtë kohë të pashenjtë që jeton vendi, lulëzoi turma vanitoze e luftëtarëve kundër tij. E murgjërve heroikë që kishin bërë më shumë trimëri se Herkuli. U shpikën mite dhe heronj edhe nga rradhët e shërbëtorëve të tij, u sajuan mendimtarë e filozofë që i kishin lexuar që në ngjallje requiem komunizmit, edhe kur me shkrim e gojë vetëm kishin brohoritur hosana për të.

Dritëroi ishte portreti i kohës që jetoi dhe ai mund të shihet në mënyra të ndryshme varësisht pozicionit të atij që vendos ta shohë. Por tre a katër momente të jetës së tij do të mjaftonin që ai të siguronte në mos duartrokitje, së paku mirënjohje plot shkëlqim për shumicën e shqiptarëve, pavarësisht rënies që i uron një pakicë shqiptarësh.

Si shkrimtar, Zyloja i tij jep nder çdo biblioteke, që e vendos diku pranë të njëjtit skedar me Don Kishotin e Madhërishëm dhe gjeniun e thirrur shkurt Ushtari i Mirë Shvejk.

Si politikan, roli i tij në transformimin dramatik të partisë së dikurshme komuniste, në partinë më demokratike të vendit, ishte thjesht i pabesueshëm. Autoriteti i një politikani – qoftë dhe një shkrimtari të improvizuar si i tillë – nuk varet nga posti i tij, por nga ndikimi që ai afron në publik. Të paktën në vitet 90-të, të paktë ishin politikanët që kishin ndikimin e Agollit në Tiranë. Dhe padyshim ishte një ndikim pozitiv që apelonte për dashuri në kohën e asaj lloj urrejtjeje të frikshme.

Si njeri, qoftë dhe një fat njerëzor të ketë ndryshuar për mirë me ato letrat me ngjyrë të verdhë që ka firmosur, ai do të kishte dashamirësinë dhe faljen absolute të Gjykatësit në këtë dhe atë botë.

Pakkush në këtë sinorin e vogël të shqipeve gjithmonë të zemëruara mund ta meritojë këtë trinom të jetës. Me shumë më pak se kaq, në Tiranë, disa janë shitur si të shenjtë, janë blerë si të shenjtë dhe madje i kanë shenjtëruar edhe me statuja.

Dritëroi është shkrimtar dhe për shkrimtarët ligjet e kësaj bote nuk vlejnë në të njëjtën mënyrë me të gjallët e tjerë. Edhe kush e mbron, edhe kush e sulmon, zakonisht barabiten në të njëjtën shkallë përpara shkrimtarit.

Qoftë Elona, e bija, qoftë çdokush tjetër.

I vetmi dënim dhe ndëshkim për këtë racë njerëzish është heshtja. Por për Dritëroin po flitet dhe do të flitet ende. Qoftë dhe vetëm sepse ai diti, mundi dhe arriti të ishte Njeri i Mirë në një kohë shumë të ligë!

11 komente në “Trinia e shenjtë e Dritëroit që nuk ishte shenjt”

  1. saliu says:

    Bukur sa nuk ka me mire. Permbajte domethenese dhe artikulim intelektual. Ju pergezoj Z. Vangjeli per shkrimin.
    Artikull i denje per ti qendruar prane fjales se kryeministrit Rama. Nga te gjitha sa jane thene e shkruar per shkrimtarin dhe mendimtarin e madh Dritero Agolli fjala e Rame dhe artikulli juaj jane me pikantet.

  2. Gregor Lato says:

    O te pjerdhur nga trute e kokes, po pse nga cfare realizmi u frymezua Balzaku qe shkroi Komedine njerzore, apo Hygoi, Dikensi e shume e shume te tjere?
    Krijimtaria artistike nuk eshte imagjinate, por eshte nje realitet i jetuar dhe i paraqitur ne menyre artistike. Dhe juve tani ngriheni dhe thoni se nuk mund te shpetonte Driteroi apo Ismaili nga realizmi socialist. Por ata nuk jetuan ne mesjeten e hereshme a ne vitet e ndryshimit te sistemeve ne bote,qe njihen si periudha te romantizmit a realizmit kritik dhe te krijonin si ata qe permenda, por jetuan ne rendin socialist, ku keta qe paten kete dell krijuan per jeten e problemet shoqerore te kohes, juve tani po krijoni e shkruani per kohen e sotme. Pra edhe poezite e romanet a tregimet tuaja, se romane hic ka, i kendojne prostitutave, krimit, vjedhjes e vrasjeve, pra jetes tallava, se keto ju frymezojne. Driteroi, Ismaili, Nasi e shume te tjere nuk kane frymezim per te shkruar per kete kohe, se nuk i frymezon dot, por iu pergjigjen me ndonje batute juve, qe vlen me shume se dhjetra krijimet tuaja.

  3. Zaho Pakokerama says:

    ti flet per komunizmin ?

    E ke pare ne enderr apo e ke me te treguar, sepse ne tokesoret nuk e njohem as edhe nje here te vetme !
    Megjithate, nuk do lodhem me tipashe si ti te te tregoj se ajo kohe kur idhulli yt, ishte vule mbajtes e jete vendimues, i perket asaj qe ne dialektike quhet socializem real, dhe kaq !

    Me qe “Shkelqimi dhe renja e zotit Zylo” e rendit mes klasikeve Donkishot e Shvejk, pa as edhe nje peshe, i botuar aso kohe ne copeza ne revisten Hosteni, i merzitshem per tu lexuar, medioker per tu kaperdire, rrefehu me mire Bibles se Shenjte.

    Aty, or gjysmak gjen edhe te parin dhe te fundit komunist te historise nejrezore (nese vertete ka ekzistuar), me parimin e tij thjeshte komunist : seicilit sipas nevojes, seicili sipas mundesise !

    Me ate historine e “pusullave te verdha” edhe pse mbase te perjetuara nga ti vete, kerkon mizerisht te manipulosh te verteten e kohes: perveç mesatares se larte, kishe te drejte te prezantoje tre fusha ku kishe deshire te vazhdoje studimet e larta. Natyrisht ralle here te permbushej deshira per dy te parat, te jepnin mundesine te vazhdoje ne zgjedhjen tende te trete !

    Gjeologjia dhe Instituti Bujqesor kishin mesataren e notave me te ulet se fakultetet e tjera. Kjo eshte e verteta, ky ishte realiteti i kohes qe qellimisht e manipukon.

    Driteroi “njeri i mire” ka qene me siguri per te tijet, per karshillekesit e tij, jo per te tjeret. Ai ishte “njeri qe kallte frike” mes artisteve dhe shkrimtareve.

    Bubani, (Dionisi) tregonte mes miqeve te tij te besuar, qe idhulli yt, me Kadarene e bashkeshortet (besoj behej fjale per gruan e tij ruse) dhe te degjeneruar te tjere, siç e ka pranuar edhe vete ish e fejuara e Bestar Dokos, Helena, festonin ne bodrumet e Gramoz Pashkos, duke shkembyer kopjet (Dionis Bubani).

    Para se te flasesh per “pusullat e verdha” , eshte mire te hapesh dosjet ku ai ka dhene vendime te tmerreshme per denimin e artisteve me ne ze te epokes qe lame pas.

  4. Piter says:

    Bejtexhiu qe e mbante weten per shkrimtar, sahnlepiresi i komunismit, spiuni, mashtrusi, sarhoshi qe per nje Shishe Raki te nxirte schollen edhe te jepte B…., dhe rraca e pseudointelektualeve medioker qe e mbajne per gjeni. Mjere ai vend per ju.

  5. marina says:

    Te falemnderit Lorenc Vangjeli per kenaqesine qe me dhe me bukurine e shqipes tende te kulluar dhe mendimin aq te shendetshem! I ndritte shpirti atje tek ka rene Driteroit te madh!

  6. emigrant says:

    Z. Lorenc
    Nqs historianet e Shqiperise do te jene te ndershem dhe korrekt mbas 50-100 vjetesh ne Internet do te lexojme. “Dritero Agolli poet i shquar shqiptar. Me penen e tij i sherbeu me zell per 40 vjet nje nga regjimeve me gjakatare te Shqiperise , asaj te diktatures Hoxha” Poezia forma me e bukur e artit, forma me e ndjeshme njerzore, forma e artit q i dedikohet shpirtit dhe natyres se brendeshme se njeriut, forma e artit qe duhet te jete e lire nga cdo represion mendimi, pikerisht kjo, Driteroi ja dedikoi diktatures Hoxha dhe represionit te mendimit. Cfare te them me teper, “Date a Cesare quello che è di Cesare e a Dio quello che è di Dio”

  7. Sulltan Salepi says:

    Lorenc, ashtu siç shkruan edhe vete, varet nga pozicioni qe ke zgjedhur per palo-qendrimin tend ndaj Driteroit, drite paste. Ke edhe guximin don-kishotesk qe te percaktosh edhe qendrimin e Gjykatesit hyjnor! Mer guximin e dil nga guacka ku je ngujuar!

  8. Shqiptar says:

    Kam ardhur ne përfundimin se kush eshte kunder Diteroit eshte kunder drites..! Keni pare ju qe Bufi( ai zogu i nates) jo Ylli Bufi, qe ka frike nga drita dhe iken e fshihet ne erresire..? Ashtu jini ju qe shani e kritikoni Dritero Agollin.

  9. aferdita says:

    Ishte dhe mbeti besnik i enverit dhe nexhmijes te cilevet u thuri me aq dashuri shume bejte. Firmosi pushkatime poetesh dhe burgosi ne emer te realizmit socialist grupin e pacramit dhe te todi lubonjes. Lexoni dokumentat para se ta levdoni bolshevikun Dritero.

  10. maya says:

    Edhte edrejte qe ne ato regjime smund te beheshe hero se vetevriteshe, dhe athere zgjidhja ishte heshtja o te shkruaje per gjera jo aq shume te politizuar. por ska asnje diktature qe te te detyroje ti shkruash nje diktatori mizor …”” ah more Enver si ste dhashe dot fryme. “”””
    Driyteroi ishte nje servil qe nuk i kushtoi aspak probleme me ndergjegjen ti shitej regjimit Enverit me kenaqesi.
    Te mbrosh Driteroin esdhte si te mbrosh Enverin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje