Ky është momenti i frikshëm kur pjesëtarë të një bande rrethojnë një person dhe më pas e marrin peng atë.
I dëmtuari, një 22 vjeçar kishte dalë më miqtë e tij për të pirë në një pub, kur një person e kapi për fyti dhe nisi ta shtrëngonte.
Në fillim ai nisi të ecte më vështirësi, e më pas u shtri në tokë ku dhe u tërhoq zvarrë nga keqbërësit.
Klientët e tjerë dalin me shpejtësi nga pub-i në Bristol të Anglisë dhe asnjë nuk e ndihmon atë.
I dëmtuari u fut me forcë në makinë, por arriti t’u shpëtonte pengmarrësve.
Ai kishte dëmtime në fytyrë dhe trup.