Me kamerieret që shërbenin me patina, makina kabriole që shkëlqenin dhe yjet e Holliwood-it në ekranin madh, kultura e shkuarjes në kinema me makina arriti kulmin në vitet 50’-60’ në SHBA.
Në vitin 1933 u hap kinemaja e parë e këtij lloji në Candem të New Jeresey-t.
Ajo u bë mjaft e preferuar nga të dashuruarit, familjet dhe grupet e shoqërisë.
Gjatë kësaj kohe kur makinat u bënë pjesë e pandashme e jetës së amerikanëve, një zhvillim të madh pati edhe tendenca për t’u ushqyer në restorant në makinën tënde.
Fotot e mëposhtme bardhezi tregojnë momente nga jeta e atëhershme.