Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në San Francisko, që mbajti në fuqi pezullimin e urdhërit të Donald Trump për ndalimin e myslimanëve nga 8 vende të botë për të hyrë në SHBA, ka reaguar ky i fundit.
Trump ka thënë se do të lëshojë një tjetër urdhër për ndalimin e myslimanëve.
Por, ndërsa Trump deklaronte këtë gjë, Java e Modës në Nju Jork u kthye në një aktivitet politik kundër Donald Trump.
Në sfilatën e Calvin Klein janë shfaqur mesazhe kundër Donald Trump.
Një dizajnere meksikane kishte veshur mbathje ku lexohej: “Të q… murin tënd”, ndërsa modelet kishin bluza ku lexohej “Të gjithë jemi qenie njerëzore” dhe në në krah kishin fiongot e unitetit.
Ndërsa kënga në sfond ishte “This is Not America” e David Bowie.