Stërvitësit më të mirë të shqiponjave janë mbledhur në Kazakistan për të konkurruar për shpendin më madhështor dhe gjuetarin më të mirëtrajnuar.
Prej 4 mijë vitesh, kazakët janë marrë me gjuetinë me shqiponja dhe kjo traditë vazhdon ende.
Të rinjtë e kanë përqafuar këtë zakon, sepse e shikojnë si një mënyrë shumë të mirë të lidhjes me të shkuarën.
Rritësit i kapin shqiponjat kur janë zogj dhe i trajnojnë që të gjuajnë dhelpra dhe lepuj.