Deklarata e djeshme e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, alias ministres së jashtme të Europës së Bashkuar ndaj opozitës për sulmet ndaj ambasadores Vlahutin, ishte e katërta në radhë, por më e egra nga të gjitha palët.
Brukseli i kërkoi politikës shqiptare, një pjese të saj së bashku me mediat mbështetëse, që të heqë dorë nga sulmet ndaj ambasadores, duke potencuar faktin se nuk është thjesht një diplomate, por përfaqësuesja zyrtare e 27 vendeve të BE-së në Tiranë.
E megjithatë, sulmi ka gjasa të vazhdojë, ngaqë Vlahutin së bashku me partnerin e tij amerikan, Donald Lu janë vënë në shënjestër që prej angazhimit të tyre ndaj reformës në Drejtësi duke mos e ndalur për asnjë çast hapin. Si njëri e si tjetri mund të kenë plot probleme, në jetë apo karrierë e tyre; por askush nuk e mohon dot që sulmi ndaj tyre, i paprecedentë në 26 vjet, ka lidhje pikërisht me reformën në sistemin e Drejtësi, një ngrehine korruptive të pangjashme në lloj.
Është e paprecedentë si nivel nervoziteti dhe egërsie, por jo e vetmja. Përfaqsues diplomatikë në Tiranë, ardhur nga vendet me peshë në zhvillimet politike, e kanë pësuar jo pak sa herë iu është prishur terezia dhe llogaria politike krerëve shqiptarë.
Dhe le të bëjmë një retrospektivë të këtyre lloj raporteve, herë të paqta e herë luftarake.
Në fakt edhe Enver Hoxha pati probleme të tilla. Që në kohën e diktaturës, ambasadorët sovjetikë dhe jugosllavë kishin rol primar në luftën politike për pushtet brenda kupolës të PPSH-së derisa diktatori shqiptar i hoqi qafe pasi u prish me miqtë ideologjikë.
Kjo traditë, po e një forme tjetër, vijoi dhe pas vitit 1990, ku lufta e brendshme politike përfshiu edhe diplomatët e lartë. Dhe sipas kohës së re që kish ardhur, sipari i kësaj shfaqjeje që vijon dhe sot, u hap me Uashingtonin.
SHBA dërgoi në Tiranë për të ngritur ambasadën pas mbylljes së gjatë, dy personazhe të rëndësishme: një “kalë race” siç ishte William Rajerson, i cili kishte punuar si diplomat në Beograd dhe Kris Hill, një talent i ri, që më vonë do të kthehej në një nga diplomatët më të rëndësishëm amerikanë në rajon.
Hill mbajti një profil më të ulët në publik, por që gjithçka e bënte nëpërmjet takimeve dhe influencës së tij në elitën e Tiranës.
Kurse Rajërson doli edhe në mitingje me PD-në për të bërë thirrje që shqiptarët të votonin forcat e reja antikomuniste, veçanërisht PD-në.
Dhe kjo e fundit fitoi në vitin 1992, por që nga dita e parë pati një polarizim të lartë me kundërshtarët e PS-së, saqë një vit më pas kryetari i saj Fatos Nano u arrestua i akuzuar për abuzim me ndihmat italiane në favor të të tretëve.
Fatos Nano, ditën kur do të arrestohej akuzoi Kris Hill-in, Rajërson-in si dhe CIA-n si ata që qëndronin prapa arrestimit të tij.
Nano u burgos, qëndroi 4 vjet në burg dhe më pas në vitin 1997 mori pafajësi nga akuzatori i tij, Sali Berisha.
Në këtë vit Nano bëhet kryeministër dhe pas vetëm 10 muajsh punë përplaset ashpër me ambasadoren amerikane në Tiranë, Mariza Lino, pasi sipas Nanos ajo po punonte për të larguar atë nga posti i qeverisë dhe emëruar një të preferuar nga Uashingtoni. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Para nisjes së Luftës së Kosovës, Fatos Nano u largua duke u zëvëndësuar nga Pandeli Majko dhe kërkoi të kthehet ekzaktësisht kur lufta mbaroi.
Ndërkaq, Mariza Lino u sulmua fort dhe nga Sali Berisha, jo direkt, por nëpërmjet mbështetjes së turmave që e linçonin me fjalët më të ulëta.
Ambasadorja Lino detyroi Sali Berishën të kthehet në selinë e PD-së kur militantët e tij pushtuan Televizionin Publik më 14 shtator 1998 dhe pasi një përfaqësues i opozitës, Ekrem Spahia, deklaroi se ata kishin në kontroll shtetin.
Më tej, një tjetër ambasador i sulmuar nga PD-ja ishte Daan Everts, një diplomat holandez që u emërua në vitin 1997 si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, kur kjo organizatë drejtonte gjithçka dhe ishte zyra më e rëndësishme diplomatike e paguar nga Fuqitë e Mëdha perëndimore.
Everts, u vesh me kapele dhe shenja të OSBE-së dhe bashkë me vartësit e tij iu afrohej mitingjeve të PD-së ku hidhej gurë dhe stimuloheshin mjetet e dhunshme.
Kjo taktikë bëri që dhuna të ndalej pasi OSBE filmonte gjithçka por Berisha e mori zët. Madje në vitin 2009 kur ODIHR e caktoi si shef i Misionit të Vëzhgimit, kryeministri i atëhershëm e refuzoi.
Në Tiranë OSBE caktoi Audry Glover, një “të njohurën e vjetër” të Sali Berishës, e cila kishte drejtuar misionin në zgjedhjet e kontestuara të 26 Majit 1996 kur në rolin e Presidentit, doktori mallkoi ODIHR-in si komunist dhe në zgjedhjet lokale kërkoi që vëzhgimin ta drejtohte Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.
Gjatë qeverisjes 2005-2009 Berisha u konfliktua dhe sulmoi dy ambasadorë amerikanë, John Withers, për të cilin nuk ndejti rehat derisa e nxori në pension nëpërmjet Podesta Group, që, në kohën e Hillary Clinton-it në Departamentin e Shtetit kishte superpushtet, por edhe Alexandër Arvizu-në, që kreu i atëhershëm i PD-së e “shkarkoi” me media por që Uashingtoni nga “inati” ia la në Tiranë edhe një vit pasi i kishte përfunduar mandati.
Një tjetër rast i sulmit ndaj ambasadorëve është edhe kur Koço Kokëdhima në vitin 2004 iu vërvit atij italian duke i thënë në gjuhën e tij: “va fa n’culo”, një precedent tejet të rrezikshëm ky i sulmit verbal ndaj diplomacisë përfaqsuese.
Dhe së fundi këtyre po u shtohet dhe dyshja Lu-Vlahutin. Eshtë një listë që do vijojë të pasurohet më tej, pasi dialektika e zhvillimeve politike e bën të pashmangshme. Diferencën e bën lloji i armëve që përdoren kur diplomatët sulmohen. Mjaft të thuhet se nëse Vlahutin do kish ndenjur urtë dhe të shtynte ditët e saj me diplomaci thjesht korteziale, askush nuk do ishte kujtuar për vilën e saj në periferi. /tesheshi.com/
Nuk do te kete me te ndyre politikan si keta te pd-ke,kryesisht injoranti,moloku koke trash Sali Berisha.Me asnje ambasadore nuk ka shkuar ky mut Sali,me perjashtim te Rajersonit,i urryeri i shqiptareve.Ky i ka bere gropen jo vetem shqiperise,por edhe Pd-ke,te ciles i ka dhen nje imazh te keq kesaj partie.Nga te gjitha bemat e Sali Berishes,dhe per inat te ti, pd-ke nuk vjene me ne pushtet,pasi Saliu e shndroi ate parti nga parti e shpreses dhe te ardhemes,ne parti fashiste,parti te urryer nga kombi shqiptare.Por keta te pd-ke nuk kane as sy t’a shikojne,as veshe t’a degjojne e as mente t’a kuptojne.Mire Saliu,se eshte veper negative e tij,po te tjeret pse i shkojne pas ketij krimineli? Ata qe nuk kane bere krime,dhe e duan seriozisht pd-ke, duhet te distancohen nga Sali Berisha dhe Lulezim Basha.
From: Alban Dega
Date: July 26, 2016 at 3:01:07 AM EDT
Opinione :
AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !
– As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane
– Shqiperia me siguri do te behet !
– Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork
Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte si shtet i pavarur ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
“Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
Thank You USA!
Thank You Mr. Donald Lu!
U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
Shembulli me tipik eshte mesazhi i ambasadorit Italian Cutilio qe nuk u degjua qofte edhe nje here te perkrahen Reformen. Ishte ne letargji… Edhe mesazhi i tij per Bashen duket se eshte bere ne kllapi!
Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen
Per lirine jap edhe dashurine… !
Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
-Per dashurine jap jeten!
Per lirine jap dashurine!
Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.
Kjo eshte Amerika !
Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
“Zeri… “nuk e botoi kurre!
“Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote nese nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!
E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !
Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
Nuk e kam tepruar aspak me kete perfundim.
Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
E duam Shqiperine si Amerika demokratike
Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac se me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!
Me shqiptar se vete shqiptaret!
Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
Me shqiptar se cdo shqiptar
E ndaj kujt!?
Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
As ne nuk qendrojme mbrapa!
Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
Shqiperia me siguri do te behet!
Faleminderit SHBA …. !
faleminderit.
Falemderit Alban Dega qe me freskove shpirtin e lodhur , veshet qe me ushtonin nga tinitusi i inponuar , nga rruga drejte gremines qe disa perpiqen te ngelim ne balten e sklleverise . uroj fytyre bardhesie.