Ben Blushi do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit.
Edhe pse është i ndërgjegjshëm se sistemi favorizon koalicionet, Blushi i mbetet bindjes se rezultati i LIBRA do të jetë surprizë.
Në një intervistë për ABC News, kreu i sapozgjedhur i Listës së Barabartë e quan të padrejtë sistemit që shtrembëron votën e qytetarëve.
“Sistemi favorizon partitë kur ato janë dy, tre, katër, pesë ose gjashtë, kjo është e padrejtë.
Nëse ti ke një votë, nuk mund të dalësh me një votë e gjysëm, për shkak të sistemit.
Unë them se çdo parti duhet të dalë më vete për të matur sesa vota vlen dhe nëse pas zgjedhjeve ka mundësi për të bashkëpunuar, kjo është një mundësi që duhet konsumuar pas zgjedhjeve.
Por para zgjedhjeve, askush nuk duhet të gjejë strehë tek sistemi duhet të dali më vetë për të matur forcat e veta.
Mendoj se kjo do ishte dhe më e mirë për shqiptarët, që votojnë njërin dhe i del tjetri” thotë Blushi, i cili nuk e pranon krahasimin me asnjë nga partitë e tjera për 95% të votave që mori në zgjedhjet si kryetar i LIBRA.
“Ajo që ka ndodhur te Rilindja është se nuk ka pasur fare votim, dhe kur u bë referendum, votat u vodhën.
Ende sot nuk ka një rezultat të referendumit, por kjo është një histori e mbyllur.
Nuk dua të merrem me Rilindjen si një mbetje të shoqërisë.
Ajo që dua të them është që LIBRA është një parti e hapur, një organizatë transparente, ku gjithkush voton, thotë mendimin e tij dhe që nuk ka asnjë krahasim me asnjë nga këto parti të vjetra, si PS, PD, LSI apo kë të doni ju, ku nuk ka votim.
Ka vetëm emërim” tha Blushi.
Pse re…..kaq i fort je ti?????
Ne do habitemi sepse Blshi nuk ka per te marre as edhe aq vota sa antare ka LIBRA.
Mos Beno se do besh namin!!!
Beni + libra = 0
Beni+Libra=oIo
Ky Benushi don me ndjekur rrugen e Presidentit Trump ,te dale
vetem ne zgjedhje dhe te fitoje ?!
E para punes, Shqiperia nuk eshte dhe as mund te jete kurre si
Amerika ! Amerika eshte bote e knglomerat qe s’mund te kraha-
sohet me vendin tone . Beni do ta kundershtoi kete idene time
dhe do te thote kush po e krahason Shqiperine me SHBA-n ,po
une i them se menyre si Ai po vepron duke dale i vetem ,tregon
eterizimin e ketij politikani qe jeton me delire alla donkishotiane !
Mjere ,ata qe u shkojne prapa ketyre politikaneve pa skrupull,te se-
mure per pushtet e lavdi..,! Benush ne keto zgjedhje Ti do te besh
NAMIN. !!
99.999999999… PER QIND SI SHOKU ENVER!
Ma jep nje fakt jo opinion qe te votoj per ty Ben!
Ishe minister Aresimi i Nanos… Nuk shkelqeve!
Ishe minister Shteti i Fatosit…. E dhjeve!
Ishe ….
Titulli i romanit te ardhshem te Blushit:
” Deliri i ….. Marrezise ! “
Jam i sigurt se Beni do të habitet më shumë sesa ne të tjerët !
hahahahahahhahahahha amani me mbani se mu shkulen brinjet …..
hahahahahha