Pluralizmi shqiptar? Luftë bandash në Kavajë

14 Shkurt 2017, 14:29Politika TEMA

Nga Ilir Babaramo

Nëse kërkon të dish historinë 27-vjecare të pluralizmit shqiptar shiko 10 minutat e asaj që ndodhi dje paradite në sheshin e Kavajës , kur një i fortë në pension u lincua nga të fortët e rinj. Një dekoruar nga Berisha si “pishtar demokracie” për ngjarjet e vitit 90 u rrah barbarisht nga trimat e Bashës përse i ndërpreu fjalën këtij të fundit duke i thënë shiko sa punë të mira ka bërë kryetari i bashkisë në Kavajë, të cilit KQZ i ka hequr mandatin për shumë vepra penale, përfshirë dhe përdhunimin e një minoreneje.

Ato filmime që u bënë virale në rrjetet sociale janë emblematike dhe për shkakun se ngjarja ndodhi në Kavajë, qytetin që ka rol parësor në instalimin e pluralizmit në Shqipëri. Kavaja në vitin 1990 ishte një qytet industrial me shumë fabrika që ishin mbyllur për shkak të kolapsit ekonomik që përfshiu Shqipërinë. Ishte qyteti me papunësinë më të madhe dhe si pasojë , qyteti me kriminalitetin më të madh të rrugës. Në Shqipëri, shëmbja e komunizmit u shoqërua me një keqkuptim të madh. Keqbërësit e rrugës, xhepistët, dhunuesit, halabakët , shkurt gjithë kontigjenti i policisë në cdo vend normal, rrëzimin e diktaturës e kuptoi si rrëzimin e shtetit. Thyerje dhe vjedhje dyqanesh deri dhe shkatërimi i farmacive konsideroheshin si akte disidence kundër diktatutrës shqiptare që në fakt ishte më e egra dhe më idiotja në gjithë Lindjen. Drama e politikës shqiptare fillon kur kontigjentet e krimit të rrugës ju bashkuan qysh në momentin e parë të parës parti që u krijua. Gjithë intelektualët që dolën kundër kërrmës së PPSH ndjeheshin të befasuar, të bezdisur, madje shpesh të nevveritur kur shikonin që në protestat e tyre, në tubimet për krijimin e PD, një pjesë e rreshtave të parë pushtoheshin nga vulgu. Kavaja ishte shembulli par excellence.

Duke qenë imponues, të dhunshëm, pa din e imam, kontigjenti i rrugës arriti të imponojë rregullat e veta. Ky ka qenë handikapi kryesor i PD që në krijimin e saj. Nëse shikon hartën elektorale të dhjetëra votimeve që janë bërë në Shqipëri konstaton një fakt. Në qytetet tradicionale shqiptare, në metropolet e dijes , PD ka fituar tepër rrallë. Shkodra i vetmi përjashtim , për shkak se në këtë qytet rregjimi u tregua më pamëshirshëm se kudo. Bastionet e PD kanë qenë kryesisht ato qytete industriale të sajuara në kohën e komunizmit, pa një traditë urbane dhe me kriminalitet rruge të lartë. Drejtuesit e PD menduan se pa këto forca paramiltare nuk mund të vinin në pushtet. E keqja u thellua dhe kur PD mori pushtetin në mënyrë plebishitare. Në vend që kontigjenti i krimit të dëbohej ai u forcua. Madje u tregua një mirëenjohje e shumëfishtë. Shumë prej tyre u dekoruan si “pishtarë demokracie”, ndërkohë që prona publike që nisi të privatizohej u falej këtyre gjysëmanalfabetëve përmes një procesi kriminal. Azem Hajdari ishte për ca kohë heroi i tyre, por i kthyen shpinën kur Berisha e nxorri më pas grup armiqësor brenda PD. Hajdari dhe Pashko ishin më të zellshmit në thirrjet për të shkatëruar pronën publike të trashëguar nga ekonomia socialiste, ndërkohë që lumpeni besonte në mrekullinë e çekut të bardhë.

Pesha e tyre politike sa vinte dhe rritej kur ju kërkohej për të prishur cdo mbledhje të opozitës së atëhershme. Kanë qenë pikërisht këta që kanë lincuar cdo opozitar të Berishës deri dhe drejtuesit kryesorë të saj. Rrahjet publike dhe sistematike për disa vite rresht që kulmuan 28 majin e 1996 të Pëllumbit, Dokles ,Hajdaragës, Cekës, Gjinushit, Imamit dhe gjithë të tjerëve më rradhë ishin kontributi i “pishtarëve”, “nismëtarëve”, “qëndrestarëve” në demokraci. Tek e fundit ishte e vetmja gjë që dinin të bënin në jetë.

Përmes dhunës u rrëzua dhe Berisha në vitin 97. Pas një qeverisje tejet të paaftë, kur gjithë kursimet e shqiptarëve përfunduan te Sudja dhe Rrapushi, pas vjedhjes masive të zgjedhjeve një vit më parë, Berisha u përball jo dhe aq me opozitën sa me krimin e rrugës. Qytetet shqiptare filluan të bien njëri pas tjetrit nën zemërimin e turmës. Dhe këtë herë keqbërësit e rrugës, skafistë, delikuentë, matrapzë ishin në rreshtat e parë. Flaka përpiu cdo institucion shtetëror. Bandat e “pishtarëve” nuk dolën të luftonin kundër bandave rivale për të mbrojtur pushtetin e tyre dhe të Berishës. Ishin të adhnuar. Kishin humbur dhe ata paratë e tyre në fajde.

Rotacioni politik në Shqipëri është gjithashtu dhe një rrotacion bandash. Kështu ndodhi dhe në 2005. Fitorja e dytë e PD lidhet me qytete të tilla si Lac, Mamurras e Shijak. Bota e nëntokës u bë kaq e fortë sa u konceptua si e domosdoshme për të ardhur në pushtet. Jemi në vitin 2013, kur nën armë u thirr kryetari i bashkisë së Kavëjës dhe shumë të zgjedhur të tjerë përfshirë dhe deputetë, që tashmë kanë rënë dhe do bien në rrjetën e dekriminalizimit. Cinizmi arriti kulmin kur në celularin e proksenetëve, skifterëve të vilave në Itali deri dhe të dikujt akuzuar për vrasje mbërriti një sms nga ambasadori Lu ku i paralajmëronte se duhet të shkonin në seancën parlamentare për të votuar reformën në drejtësi.

Lincimi i një “pishtari” të dikurshëm në Kavajë por që vendosi të ndryshojë bandë përbën emblemën e gjithckaje që ka ndodhur deri tani. Sepse aty u projektua modeli dhe fitorja e Kavajës nga PS apo PD konsiderohet nga politikanër shqiptarë aq historik sa Stalingradi apo Normandia në Luftën e Dytë. (Shqiptarja.com)

16 komente në “Pluralizmi shqiptar? Luftë bandash në Kavajë”

  1. BERATSI says:

    Edhe dicka ka per tu vazhdu ne kete shkrim.
    Duhet theksu se krimi I kontigjenteve shqiptare dominoji politiken Brenda shqipnis,dhe nuk u kundershtua nga ambasadoret e perendimit te cilet nen entuzjazmin e paimagjinueshem e renijes se komunizmit,nuk I bene asnje barrier kriminelve shqiptare,per tu treguar atyre se renija e komunizmit ishte gje tjeter dhe prishja e shtetit ishte tjeter gje.
    dhe keta “trima demokrate” me dy gishta perpjet e pa shkoll e me “profesjon democrat”,pasi hengren rezervat e dhjamit te paket ne shqipni,vershuan neper bote me krimet e tyre,drog prosti hajni …
    vetem atehere,kur kta “democrat” ju erdhen posht shtepive perendimorve dhe jua mbushen qytetet etyre piktoreske me drog dhe kurva e kriminela ,vetem atehere u kujtua perendimi te mendonte se kush jan demokratet shqiptare. duke u bere “tifoz” me PS pasardhesen e partis s puns.
    megjithate ,kta kontigjente krimi u fuqizun shum ne perendim duke abuzu me procesin e azilit politik,dhe tash ke nje mas te madhe salistesh qe jan me pasaporta perendimore dhe kan fuqi monetare. mbeshtesin PDn kriminele.

  2. Sallbeg-Skuraj says:

    Shume e drejte. Si kavajase jam e nje mendjeje me kete analize.

  3. Skypion says:

    Mjaftoi nje incident,ne fakt provokim i felliqur,i mirellogaritur dhe i sajuar nga bashibozuket e Rames,per t’i dhene shkas shperthimit te nje “indinjate” po kaq te felliqur nga felliqesirat e opinionit publik.
    Mjaftoi nje provokim i neveritshem,qe e ben edhe me te tille personazhi i zgjedhur enkas (nje gjoja demokrat…pishtar demokracie(!)…cfare perversiteti!), qe gjithe media qeveritare te gdhihej diten e sotme me editoriale,shkrime e shkarrashkrime plot “indinjate”,ndaj “dhunes” se demokrateve te Bashes ndaj nje provokatori te mjere.
    I gjithe ky shperthim i gerbulte qelbesirash,ne fakt,nuk eshte gje tjeter vecse deshmi e qarte e mjerimit total ku eshte katandisur aleanca e tyre e qelbet.
    Frika qe i ka kapur per protesten qe do te behet me 18 shkurt,shpjegon kete provokim te poshter dhe reagimin e ndyre si pasoje.Nuk eshte thjeshte frike.Eshte panik.Vetem ata qe jane ne panik,sajojne te tilla provokime mjerane qe edhe femijet i kuptojne.
    Analistet-bashibozuke qeveritare,kane shume per te shkarrashkruar e dezinformuar keto muaj.Ne ditet e javet ne vazhdim do te shohim rekorde te paimagjinueshme te perversitetit mediatik.Si kurre me pare.
    Eshte beteje finale per kriminelet ne pushtet.Dhe pse eshte e tille,ata ndersejne qenerine e tyre mediatike.Me shpifje,sajesa,trillime e provokime nga me te felliqurat dhe perverset.
    Ne njeren ane perpiqen te gjejne e te vene shenja barazimi mes protestes ,akoma te pandodhur,te opozites,me protestat e dhunshme te bera nga padronet e tyre dikur kur ishin ne opozite,sidomos me protesten e pergjakshme fashiste te 21 janarit 2011 – me ane tjeter,te vetedijshem se nje gje e tille nuk ka gjasa e shance te ndodhe,sajojne incidente,provokojne,ne menyren me perverse te mundshme,me qellim ndotjen e saj.
    Ne raste te tjera,mund te thuhej ,se nder ata qe reagojne me indinjate (ndaj incidentit),mund te kete edhe asish gazetare qe jane te sinqerte ne opinionet e tyre.Por,nuk eshte ky rasti.Sepse,nuk eshte kjo koha.
    Eshte koha,kur ata qe mbajne qendrime,jane shume te vetedijshem per to.Edhe shkarrashkrimi i bubzhelit Babaramo,i tille eshte.
    Eshte koha,kur skuthet e kane te pamundur te vazhdojne ne shkutherine e tyre.
    Sepse,eshte koha kur bien maskat.
    Kriminelet ne pushtet ,sic e thame,i konsiderojne zgjedhjet e qershorit si betejen e tyre finale.Ne filozofine e sojit te felliqte,nuk ka qendrime deledashe.Ose me ne ose kunder nesh.
    Prandaj,eshte e pamundur per skuthet,te vazhdojne te shkruajne si skuther.Duhet te mbajne qendrim.Dhe qendrimi i tyre dihet: me qeverine!

    1. Tartabiqi says:

      Skypoin! Na rrofsh lesht.Me ate mendjen tende te pjerdhur,une nuk shkoje as ne nevojtore.

    2. Rama says:

      Skypion, me pelqe elasticiteti juaj,
      se si i bo ato spargata mbi dy hunj,ate Salto-Mortale,nga nnji binar ne tjetrin !
      Un jom “”Hai”” mbas gojes elastike.
      Nqs te bi rruga anej na fb-ja,na shlo noj sinjal,
      desha Met’ pallu njiher Jacht ksaj bordello-je ku mcef summen ,ktu ne tema ?

    3. Spartaku says:

      Nje shkrim i shkelqyer.Vertete,Sali Berisha,Azem Hajdari,jane kriminelet me te medhenj te ketij vendi,te cilet dhane urdhe te prishet çdo gje qe ishte ndertuar nga populli shqipetare,se gjoja jane simbole te komunizmit.Ja injoranca ku te çon.Sot populli vuan nga keta njerez anti shqipetare. Varja ne litar nuk mjafton.

  4. Drini A. says:

    Exact. Faleminderit Ilir qe na dhe mundesine te lexojme nje analize te qarte , te sakte, dhe realiste. Te gjitha analizat e tjera gjer me sot, qe jane me kete teme, jane pallavra, me nje fjale, analiza koti.

  5. Sony-Lg-Samsung says:

    Epo kot nuk kane dale nga Gjirokastra koloset e kombit shqiptar( Enveri, Kadare)
    Kjo eshte analiza me e mire sociale qe kam lexuar per krijimin e PD dhe tranzicionit

  6. jon says:

    skypion…fuck you!

  7. Bekimi says:

    O Ilir, (Babaramo) Jo “din e imam” por “din e iman”. Imam është hoxha që udhëheq ritualin e faljes të xhematit (grupit të besimtarëve që falen në grup). Kurse imani është besimi i thellë në Allah, i përkushtuar në besim.
    Kur nuk e di kuptimin e fjalëve, mos i përor kot. S’ka gjë, se nuk e di, por ja, q mësove.

  8. Rrok cubi says:

    Po kush e rrun per protestat e juaja,po ju jeni ata qe tmerroheni vete nga protesta,se e dini mire qe ku popull e ka mbyll kontraten me ju dhe nuk ju pergjigjet me,po patet ndonje turr me te tujt keni te shtunen se me vone do mesoni si ish shefi juaj qe vinte verdalle rreth Skenderbeut me 200 veta.te fala rroku.

  9. Ilir says:

    Po prokuroria perse nuk vepron?
    ”Trimat” e Saliut jane te filmuar. Perse nuk arestohen keta terroriste ?
    S’ka nevoje per ankimim te personit te dhunuar egersisht. Jane shume filmime per te njejtin akt terrori per teleshikuesit dhe pjesmarresit e rastit.

  10. Shigjeta says:

    O skypion sa njeri i trashe je ,kaq te keqia qe i kane bere ketij kombi banda e saliut me lul karabushin , dhe ti te gjitha keto i shikon si provokim ,??? E ti je rot pallufi o dajak druni , ke vajt per lesh , hapi syte o bythlepires i sales , sigurisht qe je i sales kaloje mire , vidhje e brohorisje per ta pagueshe nga banda qe ka lyer duart me gjak , e shum e shum te tjera dhe ti o rot kari i shikon te gjita keto provokime ???? Ik o zhuls ik shkoi nga mbrapa dhe lepiu bythen o karuc

  11. titi says:

    Po si mund te veproje prokuroria, kur ajo eshte dora e zgjatur e dy BB. Analiza e Babaramos e shkelqyer, si nga pena e nje atdhedashesi te mire. Faleminderit!

  12. Pd-istet says:

    OOO Skypion,mos u bej hic merak se njerezit nuk vijne ne protesten e Lulit e te Berishes,se kane frike mos vriten nga Sala e Luli,Keta kane vrare Brocin ne shkoder,Azemin,Gazideden,Arbnorin…… pa fund kane vrare.dhe skenaret e Berishes per te vrare nuk kane te sosur deri sa te vdes.Edhe kur te vdes litarin do ta lere jashte per te futur sherr edhe pas vdekjes.

  13. Tave balte e nje dopie raki ke xhaja,ec aty. says:

    sa perkrahje ka Saliu ne Kavaje ajo u pa qarte, “dy kokra e nje Lul” ishte ne lulishten e qytetit.
    Kavaja qyteti me i industrializuar i Shqiperis ne kohen e Enverit,u katandis ne katundin me te madh te Shqiperis ne 20 vjet qe pati deputet Sali Berrishen .
    Kavajsit tashme u zgjuan nga gjumi e vendin e zuri zhgenjimi, as me halabaku i dikurshem si shkon me mbrapa Saliut ,se per Lulken as behet fjale fare.
    Kavajsit se harrojne kur Saliu ju hakerye se skish nevoj me per Kavajen pasi i mjaftonte Mamurrsi per ta zevendesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje