Pse Grexit është një opsion serioz

14 Shkurt 2017, 09:15Rajoni TEMA

Shpesh dukej se mund të kishte një dalje të imponuar të Greqisë nga Unioni Monetar. Deri tani u shmang disa herë. Por tani në epokën e populizmit të djathtë europian, një Grexit mund të bëhet shpejt opsion serioz.

Situata prej vitesh është e njëjta: Shtetit grek të mbytur në borxhe dita ditës i mbarojnë paratë. Greqia rrezikohet nga falimentimi dhe dalja nga Unioni Monetar. Përfaqësuesit e qeverisë greke dhe kreditorët kërcënojnë, luten, grinden deri në minutat e fundit – e më në fund megjithatë i paguajnë Greqisë.

Së fundi ishte vera e vitit 2015, kur Greqia mori paketën e fundit të ndihmës direkte në vlerën 86 miliardë Euro. Kjo do të vazhdojë deri në vitin 2018. Transhet e veçanta paguhen vetëm nëse Greqia plotëson kushtet, pra i përmbahet kursimeve dhe zbaton reformat. Por në këtë drejtim ka çalime. Në verë Athina duhet të shlyejë borxhe në vlerën mbi gjashtë miliardë euro. Por këtë shumë ajo mund ta shlyejë vetëm nëse do të lëvrohen pagesa të mëtejshme. Nëse do të ndodhë kështu, është sot më e pasigurtë se kurrë më parë.

Zgjedhje të rëndësishme në Europë

Dy gjëra janë sot ndryshe nga dikur. FMN-ja ndryshe nga sa ndodhi me dy paketat e para të ndihmave, tani nuk merr më pjesë. Sepse, siç shpjegon drejtori i seksionit për Europën i FMN-së, Poul Thomsen: “Ne nuk besojmë, që barra e borxheve për Greqinë është e përballueshme.” Me fjalë të tjera: FMN-ja kërkon si kusht për pjesëmarrje, që dikush në Greqi të jetë në gjendje të përballojë një pjesë të borxheve.

Por për këtë mund të dalin garant vetëm vende të tjera të BE-së. E tashmë, që është edhe arsyeja e dytë, klima politike ka ndryshuar tërësisht.

Në Europë po lulëzon populizmi i djathtë, që drejtohet edhe kundër BE-së dhe euros, e madje në disa vende të rëndësishme të BE-së sivjet ka zgjedhje.

Në Francë, ku kandidatja e djathtë për presidente Marine Le Pen, do të dalë nga euro dhe në Gjermani, ku shumë njerëz kanë përshtypjen, se qeveria i ka derdhur paratë e taksave në një thes të shpuar.

Markus Will, studiues i shkencave ekonomike në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër, thotë për DW, se: “para zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, nuk mund të priten zgjidhje.”

E në rrethana të tilla një tjetër ekonomist, Michael Every nga banka holandeze Rabobank e formulon kështu situatën aktuale të Greqisë: “Momenti i raundit të ri të tragjedisë greke është aktualisht më keq se çdo herë tjetër.”

7 komente në “Pse Grexit është një opsion serioz”

  1. NJESHI says:

    BER,, VERR, BLA LBA BLA BLA BLA BLA ,,, AS BURRA AS GRAAAAAAAAA

  2. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Keshtu eshte kur gjerat behen me bythe e pabesi. Keta jane greket. E kane ne gjen, ske çu thua

  3. Juglindori nga Korça says:

    Greqia ka rene dhe nuk ka shanc te ngrihet me,si ta nxjerin nga eurozona a te mos e nxjerin.
    Krizen do ta ndjejne me shume shqiptaret atje.

  4. kd says:

    Varu kkk pune jevgjito-parazitesh ketu do te perfundonte kjo odise e ketij Shteti hibrid i mbajtur ne kembe me perralla e mite me histori te dhjedhur e me borxhe akoma kane mentalitet a thua se jetojn ne kohet e Mesjetes keta anadollake me dogma fetare me keq se vendet arabe

  5. Perjasht nga Eurozona se vetem keshtu edukohen keto turma parazitesh arrogantesh e mashtruesish keto Gene anadollake

  6. Denis says:

    Sot Greqia ka 460 miliard dollare borxhe dhe po degradon cdo dite e me keq. Greqia nuk lan dot interesin e borxhit e jo me te laje borxhin. Kjo per faktin sepse Greqia eshte nje shtet tipik ballkanik ku nuk prodhohet asnje gje e rendesishme per tregun rajonal dhe Europian. Greqia prodhon djathe dhe kos por me keto artikuj nuk mbahet dot shteti, ushtria, sherbimet sociale, pensionet etj. Nga ana tjeter greket nuk e hane punen dhe prioritet jane te ardhurat qe vilen lehtesisht. Te ardhurat e turizmit per ekonomine greke nuk jane me shume se 11%. Greqia nuk ka zgjidhje tjeter vec te dali nga eurozona dhe te uli koken dhe te punoje dhe te paguhet per aq sa punon. Greket ishin me borxhe te medha qe nga viti 1979 dhe jepnin rroga me larte se mesatarja europiane dhe keto i paguanin perseri duke marre borxhe.

  7. Denis says:

    Sot Greqia ka 460 miliard dollare borxhe dhe po degradon cdo dite e me keq. Greqia nuk lan dot interesin e borxhit e jo me te laje borxhin. Kjo per faktin sepse Greqia eshte nje shtet tipik ballkanik ku nuk prodhohet asnje gje e rendesishme per tregun rajonal dhe Europian. Greqia prodhon djathe dhe kos por me keto artikuj nuk mbahet dot shteti, ushtria, sherbimet sociale, pensionet etj. Nga ana tjeter greket nuk e hane punen dhe prioritet jane te ardhurat qe vilen lehtesisht. Te ardhurat e turizmit per ekonomine greke nuk jane me shume se 11%. Greqia nuk ka zgjidhje tjeter vec te dali nga eurozona dhe te uli koken dhe te punoje dhe te paguhet per aq sa punon. Greket ishin me borxhe te medha qe nga viti 1979 dhe jepnin rroga me larte se mesatarja europiane dhe keto i paguanin perseri duke marre borxhe.
    Sikur Greket te ishin me ekonomi te forte edhe me tipa renegate anadolli si Vangjel Dule mund ta gllabronin shqiperine. Kjo sepse ekonomia greke ka futur shume hundet ne arteriet kryesore te ekonomise shqiptare si prania e bankave greke, bizneset e ndryshme te sherbimeve, transport etj. Eshte dora e forte e greqise qe u sabotua ligji i kthimit te pronave dhe mbeshtetja e ndermarjeve private shqiptare. Natyrisht qe kjo vije hajduterie i vinte pershtat oreksit hajdut te Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje