Pas takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij nuk do t`i mundësojë marrjen e mandatit Zaevit nëse ky nuk ofron marrëveshje me shkrim për kërkesat e partive shqiptare.
“Është normale të bisedoj me Gruevskin, sepse jemi partnerë koalicioni për 10 vjet” ka përfunduar Ahmeti, shkruan Zhurnal.