Seanca ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë, është shoqëruar me simbolet kombëtare të “Shqipërisë Etnike”.
Në ambientet e gjykatës Colmar, ka rënë në sy një shtetas i veshur me një bluzë që mbante stemën flamurit të ngritur me dron në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Në seancë trupi gjykues shqyrtoi kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Mësohet se vendimi është shtyre për datën datën 2 mars.
Haradinaj ka thënë para trupit gjykues në Francë se është i pafajshëm dhe se në luftën e fundit në Kosovë ka mbrojtur civilët shqiptarë.
Ai u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar më herët nga Serbia përmes INTERPOL.