“Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte stabilitet dhe marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve”.
Ky është përfundimi që ka nxjerrë ish-ambasador i Britanisë në ish-Jugosllavi, Sir Ivor Robert.
Robert argumenton se kjo lëvizje e palëve është mënyra më e mirë për të arritur paqe.
Këto komente ai i bëri në Shkollën Ekonomike të Londrës pasi prezantoi librin “Bisedat me Millosheviçin”.
Roberts ka mbajtur postin e ambasadorit në Jugosllavi nga viti 1994 deri në vitin 1997, periudhë kjo mjaft e nxehtë mes Prishtinës dhe Beogradit.
Së fundmi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë tensjonuar ndjeshëm, ku çështja e territorit mbetet si më e debatuara.