Pas takimit të djeshëm dy partitë LSDM dhe BDI, vendosin si kusht zyrtarizimin e gjuhës shqipe për të marrë pjesë në reformimin e qeverisë.
Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi deklaroi se nëse LSDM pranon kushtin për zyrtarizimin e gjuhës, atëhere nuk do të ketë pengesë tjetër për formimin e koalicionit qeverisës.
“Nuk shoh arsye pse mos ta pranojë. Besoj që do të jenë reflektues në lidhje me këtë dhe nuk shoh asnjë maqedonas pse mos ta pranojë për arsye se kjo platformë i ndihmon kohezionit shoqëror, një barabarësie qytetarësh dhe i bën mirë shëndetit të Republikës së Maqedonisë. A mendoni atëherë se negociatat mund të përfundojnë shpejtë në qoftë se ka një frymë të tillë? Në qoftë se ka frymë konstruktive dhe në qoftë se ka gatishmëri për t’i reflektuar këto nevoja, po, absolutisht po”, shprehet Grubi.
Zëdhënësi i LSDM Petre Shilegov, deklaroi se pret që vizita e eurokomisarit të enjten, të vërtetojë nevojën për ndryshime.
“Ditën e sotme e shfrytëzojmë për konsultime brendapartiake kurse në rast të takimeve të reja do të njoftoheni. Nga vizita e Han presim që të vërtetohet se Maqedonia në zgjedhjet e 11 dhjetorit votoi për ndryshim të kësaj Qeverie dhe të vërtetohet angazhimi për formimin e Qeverisë politike që do t’i sjellë ndryshimet e nevojshme” deklaroi Shilegov.
Nga takimi i dy partive, duket e shqetësuar partia VMRO DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Me ne fund Makedhonia do kete gjuhe zyrtare makedhonishten e lashte (shqipen) ?