Sot, 18 vjet nga konferenca e Rambujesë (Berisha nuk e përkujton, pasi bëri thirrje që të mos firmosej dhe firmatarët i quajti tradhëtarë të kombit)

6 Shkurt 2017, 11:55Rajoni TEMA

18 vite më parë, më 6 shkurt të vitit 1999, filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Kristofer Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi ,Rusi dhe Vollfgan Petriq nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Riçard Hollbruk nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviq që të pranoi marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas , Këshilli i Sigurimit i OKB-ës miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

I vetmi kunder marreveshjes se Rambujese ka qene ish-presidenti i asaj kohe Sali Berisha. Ai doli publikisht në media dhe bëri dy thirrje, në dy momente të ndryshme, por që ishin në një hark kohor të ngushtë.

Thirrja e parë e Sali Berishës, që iu bë kosovarëve e faktorit mbarëkombëtar shqiptar në 2 shkurt 1999, ishte kjo: “Mos shkoni në Rambuje, sepse është një blof e farsë ndërkombëtare, mbasi kjo marrëveshje nuk jep dot zgjidhje për pavarësinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare. Kush shkon në këtë konferencë, është tradhtar i kombit!”.

Thirrja e dytë e Sali Berishës, drejtuar kosovarëve e faktorit mbarëkombëtar shqiptar, u bë në 6 shkurt 1999, ditën e Konferencës së Rambujës, ose më saktë në tavolinën e nënshkrimit të marrëveshjes në Rambuje, duke thënë: “Mos firmosni Marrëveshjen e Rambujesë, mbasi po firmosni fundin e Kosovës. Kush firmos është tradhtar i çështjes kombëtare shqiptare”.

Dhe që të jemi të saktë në publikimin e qëndrimit të Sali Berishës kundër çështjes kosovare e shqiptare, po citojmë deklaratën e tij, bërë publikisht në mes të sallës së mbledhjes së Rambujesë, në momentin kur në tavolinë u vendos teksti i marrëveshjes dhe kur palët Kosovë-Serbi u ulën të firmosnin. Ja çfarë tha Sali Berisha, në atë moment: “Ju bëj thirrje të mos firmosni, mbasi duke firmosur nxini faqen tuaj dhe faqen e Shqipërisë e të pavarësisë së Kosovës, shkatërroni kombin”.

3 komente në “Sot, 18 vjet nga konferenca e Rambujesë (Berisha nuk e përkujton, pasi bëri thirrje që të mos firmosej dhe firmatarët i quajti tradhëtarë të kombit)”

  1. Celo Mezani says:

    Te gjithe ata qe ishin faktor ne Rambuje dhe qe perfaqesonin USA, EU, Kosove dhe Shqiperi e dinin tashme qe Berisha (SRBi) ishte agjent besnik dhe i rrezikshem i Beogradit dhe asnjeri nuk e mori seriozisht. Madje per ndonje qe kishte ndonje dyshim nese Rambojeja ishte gjeja e dukur apo jo per Kosoven, pas klithmave te Berishes kuptuan qarte se cfare po kerkonte Serbia dhe e firmosen marreveshjen qe solli lirine e Kosoves.

  2. arben says:

    E sakte ajo qe shkruan Celo Mezani.Te gjithe e dinin se qendrimi i Berishes ishte qendrimi i Miloshevicit dhe kjo sherbeu si katalizator per te firmosur mareveshjen e sugjeruar nga nderkombetaret duke patur besim se kjo ishte gjeja me e mire per Kosoven e popullin shqiptar.Koha tregoj se ishte gjeja me e mire qe u be dhe se me vulen e tradhetarit u damkos Berisha e jo firmetaret.

  3. artur m says:

    Berisha ka shume gjynahe por per ceshtjen ne fjale kishte te drejte.Mareveshja e Rambujes nuk i jepte shkeputje nga Serbia Kosoves por vetem nje autonomi dhe vetqeverisje.Vertet duhet te mernin pjese ne bisedime por nuk mund te pranonin qe te vazhdonin te mbeteshin nen Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje