Ted Malloch, i përfolur si kandat për ambasador të SHBA-së në Bashkimin Europian, i ka dhënë një intervistë Skai TV.
Malloch jep disa konsiderata për politikën aktuale në Europë, duke sugjeruar se Greqia duhet të lërë Eurozonën.
Madje sipas tij, do të jetë vetë Greqia që në një vit, apo një vit e gjysmë do ta kërkojë një gjë të tillë.
Dilema se çfarë ndodh me këtë vend nëse lë euron për Malloch duhet parë nga një optikë më praktike: A mendohet se do të jetë më keq sesa tani?
Duke folur për marrëdhëniet greko-amerikane, ai ka nënvizuar se ato “janë të forta dhe mund të bëhen edhe më të forta”.
Duke folur për nevojat e fqinjit tonë jugor, Malloch ka thënë se Greqia ka nevojë për reforma, lehtësim borxhi, ristrukturim të tij etj..
Dalja nga euro shtron vetëm një dilemë: kush do të jetë ekipi që do të bëjë këtë tranzicion, i cili sipas tij, ka kundërshtarë sidomos në Gjermani.
Lidhur me BE-në ambasadori i supozuar i Donad Trump ndan të njëjtën pikëpamje me presidentin e ri amerikan: BE-ja nuk do të jetë kjo që është.
Madje dekada është sipas tij një term afatagjatë kur vjen puna për BE.
“President Trump e mbështeti Brexit…Ne do të dëshironim që vendet në Europë të merrnin një vendim të tillë vetë dhe në mënyrë demokratike…
Sa për të ardhmen e BE-së, mendoj se do të jetë ndoshta – ka tre – katër zëra të ndryshëm edhe në Bruksel – në formë tjetër nga sa është sot”, tha ai. Diçka që na thotë se BE-ja dhe Gjermania brenda saj si aktor kryesore ndodhet nën presion ekziestencal.
http://www.ekathimerini.com/215981/article/ekathimerini/comment/ted-mall…
E shikoni more jevgjiter se kush eshte Tramp me pe do tu ja masi koken tuaj bosh mjaft mbaroj koha e qylit europian fillon koha e tredhjes
Fotografine e ketij ambasadorit e kane marre nga ndonje film me gjermane gjate Luftes II boterore?!
Injorante mbetet ,por kjo nuk cudit njeri .Tjeter eshte te dalesh nga zona e EUROS (sic mund te dale p.sh. edhe Italia)dhe tjeter eshte te dalesh nga Bashkimi Europian . Prandaj o poturake shqiptare kuptojini gjerat .Bashkimi Europian eshte ai qe do te futet Shqiperia pasi pjesa poturake shqiptare te evropianizohet ,pasi sot per sot kjo pjese ka mungesa ne formimin e saj shteteror ,familjar dhe shoqeror .Dhe qe te behet kjo do dhjetra vjet .Qenin vishe me kostum e gravate,ai si qen do te beje .Qe te mos beje si qen duhet te ndryshoje mendjen .Dhe populli thote: Katundar ndro shtate lekure,se qytetar nuk behesh kurre . Tani poturake vazhdoni te shani .Sharjet jane pjese e formimit poturak.Ju lutem botoni komentin tim!