Shtëpia e 33-vjeçarit Fation Xhyliu, i arrestuar nga Policia si një nga grabitësit e bankave, është marrë në ruajtje nga policia si skenë krimi.
Pamjet që ka filmuar News 24 në banesën ku u kap Xhyliu, tregojnë se ai jetonte në një apartament luksoz dhe të arreduar mirë.
Apartamenti i tij, ndodhet në katin e 5-të të një pallati në Vorë.
Mësohet se banesa është marrë me qira nga vëllai i Xhylit.
Nga sa konstatohet, në këtë pallat nuk banonte asnjeri një kat më sipër apo më poshtë apartamentit të 33-vjeçarit.
Edhe vetë banorët e zonës thonë se nuk i njohin të arrestuarit, duke u shprehur se vetëm i kanë parë disa herë, pa shkëmbyer asnjë përshëndetje me ta.
Gjatë mbrëmjes së kaluar në një operacion të shtrirë në disa zona, Vorë, Prezë, Krujë dhe Fushë-Krujë, policia arrestoi 4 nga 6 grabitësit, mes tyre edhe ish-komando që kishin operuar në Afganistan, ç’ka shpjegon edhe saktësinë e tyre operacionale në grabitje.
Operacioni i Policisë për arrestimin e personave të shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e parave të bankës të ndodhur pak ditë më parë në Qafë Kashar, vijon ende.
Fillimi Flash Grabitja e bankës/ Ish-komando ishte me fat dje, fitoi 600 mijë lekë…
Ish-komando ishte me fat dje, fitoi 600 mijë lekë
Neim Avdulaj një prej personave që është arrestuar nga policia është me origjinë nga Vlora.
Sipas burimeve të policisë Neim Avdulaj ka lindur në Vlorë, por jeton në Tiranë.
Arrestimi i tij erdhi pasi policia zbuloi se Avdulaj bënte pjesë në grupin e strukturuar që kryente grabitjen e bankave.
Burime bëjnë me dije se në momentin e arrestimit Avdulaj ka qenë duke luajtur në një prej kazinove të qytetit të Vlorës ne bulevardin Vlorë- Skelë, i shoqëruar edhe nga dy miqtë e tij.
Madje të njëjtat burime bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë jashtë kazinosë.
Strukturat operacionale së bashku me policinë e Vlorës kanë pritur që Avdulaj të dilte nga kazinoja dhe më pas ta arrestonin, ndërkohë pasi është arrestuar Avdulaj është shoqëruar në drejtim të Tiranës nga forcat operacionale, duke i vendosur një kapuç në kokë.
Sipas punonjësve të kazinosë, Avdulaj ka qenë me fat, pasi kishte fituar një shumë prej 600 mijë lekësh.
Fat që nuk i eci për shumë, pasi pak më vonë u arrestua.
Neim Avdulaj një pjesë të parave që u grabitën e kishte fshehur pranë një banese në Vlorë në një tenxhere presioni.
Surrat sunit
Turq te pa bese.Keta qenkan puro turq le te fillojme me emrat e tyre.oust arab te piste.Me keta komando do shkoje te mare Serbine Rama gabeli.