Vuçiç: Jam i frikësuar, sepse Kadri Veseli po fuqizohet. S'po e kuptoj "shahun" e shqiptarëve

15 Shkurt 2017, 09:13Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi pasi që është nominuar nga partia e tij si kandidat për president të Serbisë, ka folur edhe për rajonin, e në veçanti për Kosovën.

Ai ka thënë se në Serbi e kanë kritikuar për dorështrengimin me ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

“Sigurisht se ia kam shtrënguar dorën, dorën ia kam dhënë edhe Thaçit. A mendoni se me pëlqeu? Kjo është puna ime. Puna ime është që t’i shtrëngoj duart në mënyrë që Serbia mos të luftojë”, ka thënë Vuçiq.

“Tomës (presidentit Nikoliq) i kam thënë kur kemi hyrë në aeroplan se jam shumë i frikësuar. Këtu jam njeriu më me së shumti përvojë, jam veteran sa i përket kësaj çështje, nuk mund të me frikësojnë me trike të thjeshta. Për herë të parë jam frikësuar, sepse nuk e kam kuptuar çfarë kanë bërë ata të BE-së dhe çfarë kanë bërë shqiptarët”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se “ka ardhur deri te përzierja e madhe e letrave”, pasi që sipas tij, Isa Mustafa e ka humbur rolin e tij, kurse Kadri Veseli po rritet dhe fuqizohet, e kjo, siç ka thënë ai, është keq për Serbinë.

“E kam thënë të vërtetën pas atyre takimeve, askush nuk me ka demantuar. Jemi marrë vesh dhe hajde tash të bëhemi sikur nuk jemi marrë vesh. Luaj shah tërë jetën dhe nuk i kam kuptuar çfarë deshën dy herët e fundit. Kjo me frikëson dhe e kam një lloj ankthi”, ka thënë ai.

5 komente në “Vuçiç: Jam i frikësuar, sepse Kadri Veseli po fuqizohet. S’po e kuptoj “shahun” e shqiptarëve”

  1. shigjeta says:

    cte kuptosh o injorant dhe koktrash serb , as milosevici nuk kuptonte , siduket do keni emerues te perbashket ; nivel te dobet IQ, gjithe bota ecen perpara , dhe serbet , mbrapa

  2. tropojanic100 says:

    kadriu eshte dora e zeze e thaçit,kadriu ish shef i sh,sekret te uçk-se prandaj nfodhet sot aty ku eshte,po shume mos u frikeso ktimineli vuçiçi

  3. Baca says:

    Mos u brengos bre se as vete ne shqiptaret nuk po e kuptojm se çka po luhet…

  4. tironci says:

    KUR NUK E KUPTOJNE SHQIPTARET, DO E KUPTOSH TI. DUHH

  5. kuq e zi says:

    ne nuk jemi aq te zote me loje …
    thjeshte per ne luan daj semi prandaj nuk po e kupton sepse daj semi don si shqiptaret dhe serbet ne krahun e vet por nese beni te fortin ju c’monton per pjese kembimi more vesh mora thuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje