Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje.
Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish- Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.
Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.
Sipas deklaratave të tij para organeve zyrtare shqiptare, Flamur Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e Partisë Demokratike, kush janë njerëzit që drejtojnë Partinë Demokratike, kush i ka nxitur ngjarjet e “Shkollës së Bashkuar” dhe rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, si dhe për zhvillimet në fshatin e tij.
Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sgurimin në fshatin e tij, për PD-në, dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri.
Interesante është se Flamuri ka pranuar se pas gjithë këtyre akteve, ka gisht PD.
Interesant po ashtu është fakti që Flamuri ka fshehur në CV-në e tij dhe faktin që di serbisht, pasi në deklaratën para policisë ka thënë se i “kuptoja kur flisnin serbisht, pasi kam bërë shkollën e mesme në Shishtavec, që është një fshat me origjinë gorane, që flasin sllavisht”.
Të gjitha këto janë deklarata të tij zyrtare para organeve të policisë së shtetit shqiptar, pasi ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në burg nga polica sekrete e ish- Jugosllavisë.
Gazeta TemA ka botuar një pjesë të dëshmisë së tij, në pritje që prokurori i Përgjithshëm të bënte detyrën dhe të zbatonte ligjin e dekriminalizimit, ku ky person, jo vetëm që e ka shkelur pjesën ku duhet të dëshmonte për arrestimin në ish- Jugosllavi dhe hetimin në Shqipëri, por ka fshehur dhe kontaktet e tij me UDB dhe faktin që u ka dhënë atyre informacionet që i kanë kërkuar.
Por, sipas Adriatik Llallës, Flamur Noka nuk ka shkelur asnjë ligj.
Ndërkohë, Idajet Beqiri shkruante pak kohë më parë, për misteret e ndalimit të Nokës në Prizren.
“Flamur Noka nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin se ka hyrë ilegalisht në vitin 1991 në një territor që sundohej, kontrollohej dhe qeverisej nga armiku më i egër dhe më dëmsjellës shekullor kundër shqiptarëve dhe territoreve të tyre, siç ishte Serbia.
Flamur Noka nuk thotë se përse shkoi në këtë territor duke kaluar fshehur kufirin shtetëror shqiptar. Nuk thotë se kush e nisi për të shkuar në thellësi të territorit që kontrollonte Serbia, me çfarë misioni shkoi, për llogari të kujt shkoi, çfarë çoi atje dhe çfarë solli prej andej.
Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!
Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare”, shkruante Beqiri.
Ne te vertet llalla ma kujton kryeprokurorin e millosheviqit ne kosove,ku secili shqiptar ishte fajtor perball nje serbi,qofte edhe per te vetmin fakt se shqiptari ishte shqiptar dhe fliste shqip,gje qe ishte e ndaluar dhe irredentiste,edhe llalla seq me bind se eshte emeruar ne ate post nga vet millosheviqi apo mbeturinat e tij,noka qenka i paster ne qdo aspekt ku vetem sjellja e tij ne kuvend do te duhej denuar me burg te perjetshem e lere ma pisllaqet e tij me serbet pushtues ne kosove,pra kjo duhet te jete edhe enje arsye me shume se pse duhet bere vetingu dhe pse duhet pergjigjur llalla para drejtesise.
Zoteri te shkruash pallavra eshte shume e lehte, por te shkruash pa asnje baze eshte injorance. Ju qe keni informacion per Zhvincin, mbase e keni njohur vete ate, se e ema e Flamurit asnjehere nuk kishte ate mbiemer. Eshte nje autoktone e Novosejes me mbiemer Tocilla. Eshte humbje kohe te lexosh marrezi te tilla.