Një skulptor për 30 vite me radhë ka gdhendur akullin në Arktik, duke krijuar shpella në formën e një salle koncerti.
Tim Linhart, nga New Mexico, USA prej tri dekadash krijon salla koncertesh në shpella akulli dhe këtë herë ai prodhoi edhe instrumente të krijuara nga akulli, që të gjithë funksionalë.
Skulptori e gdhendi instrumentin e tij të p[arë 20 vite më përpara, kur ai ndodhej në majë të një mali dhe kur përfundoi u mahnit me idenë për të krijuar të tjera vegla muzikore, me të cilët mund të luhen melodi nga instrumentistët.