E ardhmja e Aleksis Sanchez është larg skuadrës së Arsenalit.
Mediat britanike kanë raportuar sërish se sulmuesi kilian do të qëndrojë tek skuadra angleze deri në fund të sezonit, dhe më pas do t’i japë lamtumirën “Topcinjtë”.
Sipas Calciomercato.com për Aleksis Sanchez interesohen disa skuadra të Serisë A, si Juventusi, Interi, dhe Milani që janë të gatshëm të shpenzojnë për ta afruar 28-vjecarin në klubin e tyre.
Sanchez ka një kontratë me Arsenalin deri në vitin 2018, por bisedimet për rinovimin e tij kanë ngecur.