Një djalosh brazilian kishte menduar një mënyrë plot romantizëm për t’i propozuar të dashurës së tij martesën, por përgjigja që mori ia theu zemrën.
Një violinist iu afrua tavolinës ku ajo po qëndronte bashkë me një shoqe, e nisi të luante melodi romantike.
Në lokalin mbushur plot me njerëz, ai i shkoi nga pas me unazë në dorë e me një buqetë me lule, dhe iu ul në gjunjë për t’i bërë propozimin.
Reagimi i vajzës që i ashpër. Ajo u duk mjaft e bezdisur nga ky propozim dhe u çua e iku.
Braziliani mori duartrokitje nga klientët e tjerë, por ai u ul në karrige sepse u ndje shumë keq.
Një klient tjetër e ngushëlloi, por i mbushur plot me trishtim, i riu romantik u largua.
Me beri pershtypje qe shoqa e saj e la canten ne tavoline dhe iku
jo e sajuar mire.