Interi ka marrë fitoren e rradhës në kampionat duke mundur me rezultatin 1-0 skuadrën e Bolonjës.
Zikaltërit morën tre pikë me shumë vështirësi pasi arritën që të shënojnë në minutata e fundit të ndeshjes.
Goli i fitores për skuadrën e drejtuar nga Pioli u shënua nga Gabriel në minutën e 81-të.
Ky është goli i parë për brazilianqë pas transferimit tek Interi i cili ka kushtuar 30-milionë euro.
Me këtë fitore Interi renditet në vëndin e katërt me 48-pikë të grumbulluara.