La Liga/ Real Madridi bën detyrën ndaj Espanjolit

18 Shkurt 2017, 18:18Sport TEMA

Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në “Santiago Bernabeo” përballë Espanyolit.

Los Blancos fituan me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e javës së 22-të të “La Ligas.

Goli i parë për skuadrën e drejtuar nga Zinedin Zidane u shënua nga sulmuesi Alvaro Marotta në minutën e 33-të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë tekniku francez hodhi në fushën e lojës mesfushorin Gareth Bale, i cili u rikthye nga dëmtimi në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 88-të.

Me këtë fitore Reali i Madrdit mban vendin e parë 52-pikë të grumbulluara, katër më shumë se Barcelona, por që kanë një ndeshje më pak.

Fitore të rëndësishme mori dhe Atletiko e Madridit në sfidën përballë Gijonit në transfertë.

Ekipi i Diego Simeones fitoi me rezultatin e thellë 4-1, falë goalve të shënuar nga ana e Carrasco, dhe Gramiero që realizojë një tripletë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje