Pas konfirmimit të tifozave të Tiranës për mungesën në derbi, ka ardhur dhe thumbimi i tifozave të Partizanit.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare kanë thumbuar rivalët e tyre.
“Pse s’po vjen n’transferten e radhes” shkruajnë tifozat e Partizanit “Ultras Guerrils”.
Një thumbim që i referohet stadiumit “Selman Stermasi” që në këtë sfidë do të jetë në dispozicion të Partizanit që është skuadra pritëse.
Derbi Partizani-Tirana do të luhet ditën e hënë, ndërkohë të pranishëm për të ndjekur këtë përballje do të jenë vetëm tifozat e Partizanit.